Shpërndaje

Për të arritur këtë besnikëri, e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja do të vihen në funksion, ndërsa ju gjithashtu keni rolin tuaj të pashlyeshëm.

1. Keni page te njejte

Një studim i fundit nga kërkuesit amerikanë tregoi se partnerët kishin më pak gjasa të tradhtonin nëse sillnin të njëjtën sasi parash në shtëpi. Burrat kishin më tepër gjasa të tradhtonin nëse bënin shumë më tepër para sesa partnerja e tyre dhe kishin po ashtu gjasa tradhtie nëse bënin shumë herë më pak para.

2. Shokët e tij janë gjithashtu besnikë

Nja nga shenjat per te kuptuar nese ai nuk do ju tradhtoje, eshte te shohesh shoket e tij.

3. Ai ndien dashuri dhe besim

Sipas një studimi të kryer nga ekspertët e marrëdhënieve, shumica e burrave nuk tradhtojnë sepse janë të pakënaqur ne fushen intime. Ata tradhtojnë sepse kërkojnë kënaqësi emocionale te një person tjetër, pasi partnerja e tyre nuk është e gatshme t’ia dhurojë këtë lloj ndjesie.

4. Ai është ekstrovert

Duhet të dini se ekstrovertët kanë më pak gjasa të ndjekin rrymën dhe ndikimin prej të tjerëve. Kërkimet tregojnë se introvertët janë në fakt më të prirë të tradhtojnë sepse kanë më shumë gjasa të bien dakord me dikë që i ofron diçka.

5. Duket si lloji i mashkullit që nuk tradhton

Sipas një studimi që mori goxha kohë, ju mund t’i besoni instinktit tuaj kur vjen puna te djemtë që duken sikur nuk janë në gjendje të tradhtojnë. Nëse instinkti juaj ju thotë “jo”, atëherë është një ide e mirë ta dëgjoni zërin brenda vetes.

/lapsi.al/