Shpërndaje

Kur bёheni prindёr ёshtё e rёndёsishme tё jeni tё hapur dhe tё diponueshёm me fёmijёt tuaj. Edhe pse ndonjёherё ju mbushin me pyetje, ёshtё e rёndёsishme tё pёrgjigjeni ndershmёrisht, sepse nё kёtё mёnyrё mёsojnё tё rriten. Por ka disa gjёra qё ёshtё mirё tё mos u thuhen. Duke mbajtur kёto sekrete tё vogla i ndihmon tё rriten me modele pozitive dhe nё mjaft raste i mbron nga mendimet negative, ankthi dhe trishtimi.

Sa ju pёlqen ushqimi i shpejtё

Ushqimet e zakonshme tё fёmijёve shpesh reflektojnё edhe nё atё tё prindёrve. Edhe mamit dhe babit ndonjёherё ju pёlqen tё hapin njё pako patatina, mbase pёrballё televizorit. Por nё qoftё se doni tu mёsoni fёmijёve rёndёsinё e njё diete tё shёndetshme mё mirё t’ua hiqni patatinat dhe ushqime tё tjera qё janё pak tё shёndetshme nё njё raft sipёr pёr tё mos u pёrpjekur dhe pёr tё mos ua zbuluar tё vegjёlve qё herё pa here ju pёlqen tё ushqehen keq.

Fruta dhe perime

Natyrisht mё mirё mos t’u thuash qё nё qoftё se nuk e hanё tё gjithё brokolin qё ёshtё nё pjatё dicka e keqe do tё ndodhё: fёmijёt nuk duhet tё frikёsohen. Por ёshtё e rёndёsishme t’u mёsosh qё kur janё tё vegjёl qё nё qoftё se ndjek njё dietё tё ekuilibruar do t’i bёjё mirё shёndetit dhe do tju bёjё tё jetoni mё mirё dhe nё formё.

Sa e dhimbshme ishte lindja

Mё mirё tё mos e ekzagjerosh duke treguar sa e dhimbshme ka qenё lindja sepse fёmija mund tё jetojё me njё ndjenjё faji pёr ardhjen nё jetё. Nё fund tё fundit, ja ka vlejtur, apo jo?

Zёnkat nё familje

Kurrё mos u tregoni fёmijёve pёr ndonjё gabim tё bёrё nga bashkёshorti juaj. Zёnkat mund tё ndodhin, ёshtё normale dhe ёshtё mirё qё fёmijёt ta dinё por u tregoni atyre se si t’i zgjidhni konfliktet. Ёshtё mirё t’u shpjegoni se si tё kontrollosh emocionet dhe tё menaxhosh zёnkat. Ndёrkohё ёshtё mirё tё shmangni tё thoni fjalё tё kёqija para tyre.

Urrejtja pёr punёt e shtёpisё

Askujt nuk i pёlqen tё qёndrojё nё lavaman tё lajё njё grumbull pjatash tё pista ose tё hekurosё rrobat e brendshme, por fёmijёt tuaj nuk duhet ta dinё.

Njё pjesё e rёndёishme e rritjes sё tyre ёshtё tё bёhen tё pёrgjegjshёm (edhe pёr sa i pёrket rregullit dhe pastёrtisё). Kur tё fillojnё tё merren me punёt e shtёpisё do ta kuptojnё vetё qё nuk ёshtё punё aq e pёlqyeshme.

Kur je gjithmonё nё ankth pёr ta

Kur bёhesh prind ёshtё e vёshtirё tё mendosh qё mund tё duash dikё mё shumё se fёmijёt e tu. Por shpesh bashkё me dashurinё tё fiksohet nё kokё edhe frika e pёrhershme qё dicka e keqe mund t’u ndodhё atyre. Ёshtё e rёndёsishme tё mos e lejoni veten tё jeni shumё paranoik ose shumё nё ankth pёr sa i pёrket sigurisё sё tyre apo shёndetit sepse mund tё mendoni madje qё jeni tё sёmurё.

Sa keq na vjen tё bёrtasim

Mund tё jetё me tё vёrtetё e vёshtirё t’u bёrtasim fёmijёve me zё tё lartё kur kanё bёrё dicka gabim e t’i shohёsh tё qajnё. Por ёshtё e rёndёsishme tё mbash autoritetin dhe mos tё ndjeni keqardhje duke u mёsuar atyre cfarё ёshtё e drejtё dhe cfarё ёshtё e gabuar.

Vёshtirёsitё ekonomike

Ёshtё e rёndёsishme qё fёmijёt tё jetojnё njё jetё normale dhe nё qoftё se ёshtё e mundur tё lumtur edhe nё qoftё se ёshtё nёn stres sepse ёshtё e vёshtirё tё vazhdosh me faturat. Mbase ёshtё e vёshtirё t’u blesh njё lodёr tё re shumё tё kushtueshme por ёshtё e rёndёsishme t’i tregosh qё i do dhe kujdesesh pёr ta.

Sa tё lumtur jeni kur mё nё fund shkojnё nё shtrat

Kur fёmijёt mё nё fund flejnё nё fund tё ditёs, ёshtё njё moment i mirё pёr t’u qetёsuar, pёr t’u marrё me shtёpinё, me veten dhe me partnerin. Edhe pse kёto orё tё pakta paqeje janё momenti mё i pritur i ditёs mos u tregoni fёmijёve sepse do tё shpёrthenin.

9 gusht 2017 (gazeta-Shqip.com)