Shpërndaje

Në ditë të ndryshme, ne mund të bëjmë gjëra të ndryshme, por nuk harrojmë të bëjmë një gjë: të pijmë kafe. Duke parë se konsumimi i kafesë është rritur në Europë ka reaguar edhe Autoriteti Europian i Sigurisë Ushqimore i cili ka dhënë rekomandimet e veta.

Sipas raportit të tyre, një i rritur nuk duhet të konsumojë më shumë se katër kafe në ditë, ndërsa për femrat shtatzëna nuk rekomandohen më shumë se dy. Ndërsa, e njëjta këshillë vlen edhe për të rinjtë, të cilët duhet të mjaftohen me dy kafe në ditë.
Trupi i një të rrituri mund të pranojë deri në 400 miligram kafeinë në ditë, që është e barabartë me pesë kafe, por ky autoritet parashikon se pjesën tjetër e marrim nga pijet tjera si ato energjike, çaji i zi apo lëngjet tjera, prandaj ka rekomanduar katër të tilla në ditë.

Një kafe e vetme përmban 80 mg kafeinë, një nivel i barabartë me një pije energjike, ndërsa çaji i zi ka 50 mg, kurse një kanaçe me “cola” rreth 40 mg. Kjo është hera e parë që problemi i kafeinës ngrihet si çështje nga një insitucion i Bashkimit Europian.

/botasot.info/