Shpërndaje

Ky është një lloj udhëpëshkrimi, të cilin duhet ta mbani në mendje nëse dëshironi të rigjeni dashurinë. Hap pas hapi drejt lumturisë…se dhe dashuria ka rregullat e saj.

Mund të ndodhë të dashurohemi me gjithë forcën tonë. Por ndonjëherë përdorim qasjen e gabuar: në raste si këto, dashuria duket sikur bëhet e paarritshme. Kur dhimbja është e madhe për një zhgënjim ose diçka që na bën të vuajmë, emocioneve u mbyllim zemrën, por…jo përgjithmonë!

Ja udhëpërshkrimi, i cili mund t’ju ndihmojë të dashuroheni sërish.

Mos e kritikoni më veten!
Pranojmë gabimet e të tjerëve, por shpesh nuk jemi të gatshëm të shohim dhe përqafojmë papërfektshmëritë tona, “plagët” dhe mangësitë. Sa herë ju ndodh? Askush nuk është perfekt: përsëriteni këtë në pasqyrë…dhe buzëqeshini asaj fytyre sa herë e shihni çdo mëngjes. Kapuni pas një mundësie.

Pranoni të pamundurën
“Tani nuk mund të dashurohem më kurrë”: fjala “tani” limiton dhe vë një kufi, një vijë mes së djeshmes dhe së sotmes, ndan atë që beson të mundur dhe të pamundur. Në të vërtetë kjo është thjesht një ide e juaja, e diktuar nga zhgënjimet apo nga momenti. Duhet të dini se, deri në ditën e fundit, jeta mund t’iu habisë. Por kjo ndodh vetëm kur jemi të gatshëm ta lëmë veten të përfshihet sërish.

Buzëqeshni
Buzëqeshni para botës dhe kështu krijoni një lloj lidhjeje. Provoni ta bëni këtë teksa jeni duke ecur, edhe me personat e panjohur: buzëqeshja që vjen nga zemra eliminon distancat dhe krijon menjëherë një urë.

Lëreni veten të përfshihet
Cila është pengesa më e madhe e të mos qenët të lumtur? Ne vetë, në 99% të rasteve. Bindjet dhe eksperiencat tona të jetës mund të ngenë një mur mes jush dhe dëshirave tuaja për të qenë të lumtur. Herën tjetër mendohuni mirë: nëse dikush përpiqet të jetë me ju dhe ju tërhiqeni mbrapsht edhe kur dëshironi të bëni të kundërtën, duhet të dini se po humbisni një rast për të qenë mirë.

Interesohuni
Ajo që të rriturit duhet të mësojnë nga fëmijët është “shija e pangopur” për të bërë pyetje. Të qenët kureshtarë ndaj të tjerëve nxit interesin reciprok dhe dalëngadalë një marrëdhënie. Këshilla? Mos u shtirni më dhe përqendrohuni mbi atë se çfarë ju pëlqen me të vërtetë, sepse përndryshe rreziku është të mërziteni duke dëgjuar për gjëra të cilat nuk ju interesojnë aspak.

Shmangni pritshmëritë
Kur dikush arrin të prekë interesin tonë, mendja fillon të bëjë “llogaritë”: femrat janë specialiste të vjetra në këtë fushë, duhet pranuar! Mos bini në grackën e “Si do të ishte sikur…”, duke imagjinuar atë që ende nuk është: mund të ndodhë ose jo. Mësohuni të jetoni e shijoni të tashmen. Edhe pse ndoshta nuk mund të ndodhë asgjë, magjia e momentit do të mbetet gjithsesi.

Shprehini preferencat
Filloni të shprehni shijet tuaja, pa prepotencë ndaj tjetrit, por me qartësi dhe ndershmëri, shkruan Shqip. Komunikimi i asaj se çfarë jemi me të vërtetë do të thotë ta ekspozojmë veten ndaj së vërtetës dhe të zhvillojmë marrëdhënie, të çfarëdo lloj niveli por të bazuar në origjinalitet.

Argëtohuni
Lërini gjërat të shkojnë, jetoni momentin…dhe buzëqeshini jetës! Kur fillojmë të rrethohemi nga persona pozitivë, e përditshmja na mbush me entuziazëm dhe bukuri. Ndaj mos harroni se, nëse dëshironi të argëtoheni nisuni nga vetja dhe sjellja që ju karakterizon.

/Telegrafi/