Shpërndaje
Ngjyra e bardhë zakonisht dëbon rrezet e diellit dhe preferohet që të vishet më shpesh gjatë stinës së verës.

Pëlhurat e lehta, linoja dhe pambuku preferohen më së shumti, por si një medalje me dy anë, edhe e bardha e ka një “defekt”, bëhet shumë shpejt pis.

Sekreti i rrobave borë të bardha nuk qëndron te pluhuri larës, por te përbërësit e mëposhtëm natyralë.

– Shtoni lëng limoni në larjen e rrobave me dorë

Duke shtuar një filxhan lëng limoni në ujin e nxehtë ju do të arrini të keni rroba përsosmërisht të bardha. E mira është t’i lini për disa orë dhe pas shpëlarjes t’i thani në diell.

– Shto uthull të bardhë ne lavatriçe

Thjesht hidhni në një filxhan uthull të bardhë të distiluar në ciklin e shpëlarjes së rrobave tuaja dhe rrobat e bardha do të shkëlqejnë. Kini kujdes që në lavatriçe të keni vetëm rroba në këtë ngjyrë.

– Sodë buke

Kjo metodë aplikohet përpara se rrobat të lahen në makinën larëse. Në një legen hidhni ujë mjaftueshëm sa për të mbuluar rrobat e bardha dhe shtoni sodë buke (rreth një gotë, ose në varësi të ujit në legen). Lërini rrobat për disa orë dhe më pas lajini në lavatriçe.

– Provoni peroksid hidrogjeni

Peroksidi i hidrogjenit ka aftësinë të heqë njollat e ndryshme nga rrobat e bardha si asnjë detergjent tjetër. Shto një gotë peroksid në larjen e fundit dhe nuk do të keni nevojë për asgjë tjetër.

/gazetaexpress/