Shpërndaje

Çdo gjeneratë ankohet se fëmijët e tyre janë më pak të mëshirshëm dhe më të pasjellshëm, ndërsa njerëzit druhen të pyesin nëse kjo ka të bëjë me prindërit e tyre.

Prandaj, Richard Weissbourd, psikolog, dhe kolegët e tij kanë përpiluar disa rekomandime se si duhet t’i rrisni fëmijët për tu bërë ata më të kujdesshëm dhe më të përgjegjshëm, transmeton Telegrafi.

Mëshira le të jetë prioritet

Fëmijët duhet të mësohen si të kujdesen për tjerët nga prindërit e tyre. Atyre u duhet mësuar si ti balancojnë nevojat e tyre me të tjerëve, dhe si t’i mbrojnë të tjerët kur është nevoja.

Krijoni hapësira për të praktikuar mëshirën

Fëmijët nuk bëhen të mëshirshëm pa pasur ndonjë mundësi ta shfaqin trajtën e tyre. Por, ju duhet t’i nxitni ata t’u ndihmojnë shokëve me detyrat e shkollës, t’ju ndihmojnë juve si prindër ta pastroni shtëpinë, derisa të mësojnë të jenë të përgjegjshëm dhe të mëshirshëm – sepse, mbani mend, mëshira merr kohë të formohet.

Bëhuni shembull për ta

Nëse u mësoni atyre çfarë ju vet nuk bëni, atëherë fëmijët padyshim se nuk do ta bëjnë atë gjë. Prandaj, nëse dëshironi që fëmija juaj të mësojë sjellje të caktuara, fillimisht aplikoni vet ato gjëra.

/zeri.info/