Shpërndaje

Rrënjët e xhenxhefilit janë përdorur në shekuj për vetitë e tyre kuruese. Ai ndihmon në përshpejtimin e qarkullimit të gjakut dhe organizmi përfiton maksimalisht sepse mikrobet luftohen më shpejt, trupi ka më shumë energji, tretja përmirësohet, yndyrat digjen më shpejt.

Sipas WebMD, xhenxhefili është përdorur për shekuj edhe për të promovuar funksionet e aparatit tretës. Në të vërtetë, kjo rrënjë ndihmon jashtëzakonisht në uljen e sasisë së yndyrave në gjak, por dhe atyre të grumbulluara në shtresa në trupin tonë.

Living.al tregon konkretisht cilat janë vetitë e tij dhe si duhet ta përdorim xhenxhefilin për t’u dobësuar.

1. Anti-inflamator

Rrënja e xhenxhefilit përshpejton qarkullimin e gjakut! Rezultati? Lëvizja e gjakut rrit ngrohjen e trupit dhe ju ndihmon të digjni më shumë yndyrë.

2. Ndihmon në procesin e tretjes

Xhenxhefili nxit tretjen, eleminon fryrjen dhe stabilizon nivelin e sheqerit në gjak. Disa gllënjka uji të ngrohtë me pak xhenxhefil pluhur, përpara një vakti ndihmon në procesin e tretjes.

3. Rrit energjinë

Sipas LiveStrong, xhenxhefil stimulon trupin si të ishte kafeinë. Thjesht konsumoni 4 gramë në ditë xhenxhefil për t’u ndier më mirë dhe të fuqishëm. Megjithatë, LiveStrong paralajmëron se nëse jeni shtatzënë, duhet të konsumoni jo më shumë se 1 gram në ditë.

4. Ul nivelin e kolesterolit

Kolesteroli i lartë është në përgjithësi një efekt anësor i shtimit të peshës. Xhenxhefil mund të ndihmojë në uljen e niveleve të kolesterolit hepatik.

5. Reduktim i kortizolit

LiveStrong tregon se nivelet e larta të kortizolit mund të rrisin yndyrën e barkut dhe të nxisin shtimin e peshës. Komponentët e gjetur në xhenxhefil mund të ndihmojnë ne uljen e kortizolitit në mënyrë që trupi të mos grumbullojë yndyrë.

/gazetaexpress/