Shpërndaje

Dëshironi të keni këpucë të veçanta dhe një stil ndryshe? Ne po ju tregojmë një tendencë tjetër që kanë filluar ta propozojnë blogeret dhe ikonat e modës.

Tendenca që do të dominojë 2018-ën është stili i këpucëve të ndryshme. Është një trend që nisi nga sfilata e Céline dhe u përsërit nga markat e modës si Moschino dhe Calvin Klein.

Çdo markë ka stilin e vet, duke filluar që nga sandalet e deri te balerinat Miu Miu.

Kjo tendencë ishte e pranishme qysh në pranverën e këtij viti. Emrat më në zë të modës parashikonin modele mjaft të guximshme për këpucët e 2017-2018.

Ky trend i ftohtë tashmë po udhëton jo vetëm në modën e rrugës, por edhe në tapetin e kuq.

Më poshtë janë disa propozime me shumë stil që mund t’ju ndihmojnë për të krijuar një pamje të re për vjeshtë – dimrin.

/telegrafi.com/