Shpërndaje

Zonjat e modës vjeshtën e konsiderojnë si periudha më e mirë për veshje, dhe e dine se nuk ka dukje më të thjeshtë dhe efektive se kombinimi i fustanit me çizme gjysmë të thella.

Nëse dilni në mëngjesin e së dielës, koncert muzike apo bëheni gati për dalje mbrëmje në qytet, ky kombinim lenë gjithmonë përshtypje të mirë.

Meqë këtë sezonë na kanë ardhur modele të ndryshme të çizmeve, si dhe silueta interesante të fustaneve, të gjatësive të ndryshme, kemi vendosur t’i veçojmë modelet më të mira të fustaneve + propozime të çizmeve që mund ti veshni me to.

Fustan-xhemper + python çizme

Për ditët e ftohta të vjeshtës do të ju vijë i mirë fustani-xhemper, i cili do të ju ngrohë gjatë mëngjeseve dhe mbrëmjeve pak më të ftohta. Përzgjedhni tone neutral, dhe patjetër modele që përmbajnë ndonjë detaj dekoratv, shirita, perçina apo qëndisje. Çizme ideale që mund ti veshni me to janë ato python gjysmë të thella, me majë të shkurtër.

files-52

Maksi fustan asimetrik me print + çizme kamoshi (antilop) gjysmë të thella të zeza me majë

Fustan me model lulesh apo etno, si dhe me gjeometri gjithnjë atraktive do t’i ndriçojë ditët e mërzitshme të vjeshtës me shi. Ai duhet të jetë i gjatë dhe asimetrik. Me këtë fustan do të ishte më së miri të veshni çizme të thjeshta kamoshi gjysmë të thella të zeza.

files-53

Maksi fustan sateni + çizme të shkurta pelushi (kadife) me block thembra (takë)

Ç’thuani për kombinimin saten dhe pelush (kadife)? Këtë sezonë veshni këto materiale luksoze dhe arrini pamjen elegante. Fustani prej sateni me model të thjeshtë, me shirita të hollë në supe do të duket shkëlqyer me çizme të shkurta prej pelushi.

files-54

Fustan i lehtë-duks + çizme gjysmë të thella prej pelushi

Kur ju nevojitet pamje e lehtë gjatë ditës, ju këshillojmë të veshni pjesë të lezetshme veshjesh siç është ky duks-fustan mëndafshi, me pjesë të venitura. Me të kombinoni çizme të thjeshta gjysmë të thella prej pelushi.

files-55

Fustan me strukturë të ndryshme + çizme gjysmë të thella prej lëkure të lëmuar

Nuk ka asgjë më elegante se fustani i përbërë prej përzierje materialesh, pikërisht si kjo bukuroshja. Në shikim të parë na përkujton modelin e bërë nga dy pjesë: fustan valëzues (i hollë) me lule dhe këmishë pambuku me mëngë të gjata. Këtë fustan të lezetshëm visheni me çizme të lëkurës, të cilat mund të janë color-block apo eventualisht të dekoruara me ndonjë detaj cool, si lidhëse këpucësh.

files-56

Fustan i zi modeli A + çizme të ngushta gjysmë të thella 

Fustani i zi simpatik i modelit A është gjithmonë pjesë modern, kurse këtë sezonë po na vjen i pasuruar me dekorime interesante, siç është qëndisja që e rrethon dekoltenë. Me këtë kombinoni çizme të ngushta gjysmë të thella, të cilat duken si çorapa në këmbë.

files-57

Maksi fustan kashmiri + çizme të shkurtra kamoshi me karficë dhe shirita dekorative

Kur dëshironi të dukeni të sofistikuar dhe seksi, veshni maksi fustan atraktiv prej kashmiri, me një shirit me shkëlqim të butë. Përzgjedhni modelin me rryp i cili do ta theksojë belin dhe feminitetin tuaj. Ky model trendi duket bukur me çizme që kanë shirita dhe karficë dekoruese.

files-58

Fustan me lule + çizme kamoshi me takë efektive

Fustani me lule i gjatësisë mesatare (midi), me rrudha efektive që e zbukurojnë zonën e supeve është pjesë vërtetë elegante e sezonit. Meqë është shumë efektiv, me të do të ishte më së miri të vishen çizme kamoshi njëngjyrëshe, të cilat kanë takë të pazakontë./femra.net/

fustan-vishni-cizme

/femra.net/