Shpërndaje

Kur një person shton peshë, ky ndryshim reflektohet në të gjithë trupin, e nëse ndryshimi është drastik, fytyra është pjesa e parë që preket!

Mbushja e faqeve krijon iluzionin e një fytyre më të zgjeruar, por ajo për të cilën femrat shqetësohen më shumë është e ashutquajtura mjekra e dytë ose gusha e varur.

Në përgjithësi, kur fitojmë ose humbim peshë, nuk ndryshon numri i qelizave yndyrore të quajtura , por vëllimi i tyre, pra këto zgjerohen ose zvogëlohen. Për më tepër, karakteristika të tjera si struktura e kockave dhe madhësia e tyre ndikojnë në formën e fytyrës.

Duke qenë se këto nuk mund të ndërhyjmë, ndiqni disa këshilla të tjera në mënyrë që të krijoni idenë e një fytyre më të hollë duke eleminuar gushën e varur.

1. Luftoni ruajtjen e ujit

Pirja e tepërt e alkoolit, sheqerit dhe konsumit të kripës janë të lidhura me shëndoshjen e fytyrës. Të gjithë faktorët e lartpërmendur mund të bëjnë që indet e trupit tuaj, duke përfshirë ato në fytyrën tuaj, të mbajnë ujë. Kur jeni të dehidratuar, trupi juaj është më i prirur të mbajë çdo molekulë uji në vend që ta nxjerrë atë jashtë.

2. Trajtoni intolerancën ushqimore

Njerëzit që kanë ushqime të caktuara alergji ose vuajnë nga intoleranca ushqimore shpesh ankohen se fytyra u duket më e fryrë. Fryrja është një simptomë e zakonshme kur diçka nuk shkon me procesin e tretjes dhe kjo gjë reflektohet dhe në fytyrën tuaj.

3. Hormonet

Nëse fytyra juaj “zmadhohet” gjatë periodave , ju po vuani nga një çrregullim hormonal. Ajo që duhet të bëni është një analizë hormonale për të parë se cili hormon jua shkakton këtë gjë.

/gazetaexpress/