Shpërndaje

Emma Stone në një interviste për “The Late Show” me Stephen Colbert, nuk ngurroi të fliste për problemet e saj personale, siç është edhe ankthi që ajo e përjetoi që nga fëmijëria, transmeton Indeksonline.

Stone, tash 28 vjeçare foli edhe për pikturën që ajo e kishte bërë kur ishte nëntë vjeçe dhe gjithashtu se si aktrimi i ndihmojë asaj ta kalojë këtë frikë.

“Isha nëntë vjeç dhe në terapi, kështu që pikturova vetën me ankthin që ishte si përbindësh”, thotë ajo.

Ajo më tej tregoi se si fëmijë ajo kishte menduar që nuk do të kishte guximin të largohej nga Arizona, por në moshën 15 vjeçare ajo mundi të shkoj në Hollyëood.

“Ende kam ankthe por jo edhe sulme paniku” tha aktorja.

Por Emma Stone nuk është e vetmja që ka filluar që e re terapinë kundër ankthit, njëjtë si ajo kanë vepruar edhe Adele, Zayn Malik, Taylor Sëift dhe Jennifer Lawrence. /Indeksonline/