Shpërndaje

Palltot janë simboli i vjeshtës prandaj të dashura femra duhet të kujdesemi shumë për stilin dhe ngjyrën e tyre me qëllim që të jemi në trend dhe të ndihemi rehat.

Disenjatorët botëror për këtë sezon kanë preferuar pallto të gjata dhe kryesisht me ngjyrë kafe të hapur.

E mira e këtyre palltove është se shkojnë me çdo model të veshjes dhe kombinohen lehtësisht edhe me lloje të ndryshme të ngjyrave.

Disa me kopsa e disa me litar në bel janë vetëm disa nga dizajnët që janë preferuar për ditët me shi gjatë vjeshtës 2017.

Të dashura vajza shikoni më poshtë modelet ideale të këtyre palltove dhe zgjidhni atë që iu shkon më së shumti ju.

/indeksonline/