Shpërndaje

Yjet e street style-t dëshirojnë gjithmonë që trendet e prezantuara prej tyre të kthehen në tendencë të parezistueshme të modës. Në varësi të sezonit, por edhe të dominimit të pasarelave me elementë të rinj, këtë vjeshtë çorapet me këpucë janë fjala e fundit e modës.

Të propozuar qysh në vjeshtën e 2016-ës dhe më tej edhe në pranverë, suksesi i këtij stili ka filluar të jetë mjaft i preferuar edhe për blogeret e njohura që e kanë përqafuar menjëherë.

Duke filluar që nga sandalet apo këpucët me platformë, këpucët elegante apo edhe çizmet e shkurtra, kombinimet me çorape janë të pafundme.

Nuk ka shumë rëndësi se si i zgjidhni ngjyrat t’i kombinoni, por me rëndësi është që çorapet e shkurtra tashmë janë të dukshme dhe një element shumë elegant që, përveç stilit, të siguron edhe rehati.

Pyetja që bëjnë të gjithë është vetëm një: a ke guxim për të bërë këtë. Shiko njëherë këtë kolazh fotosh dhe pyete përsëri veten.

/revistaclass.al/