Shpërndaje

E mbushur plot me antioksidantë, çokollata gjithnjë e më shumë fiton një vend në mesin e rrethit të ushqimeve të shëndetshme. Disa studime tregojnë se çokollata mund të mbrojë lëkurën nga rrezet e diellit. Megjithatë, jo të gjithë studiuesit bien dakord.

Ka shumë dëshmi për të sugjeruar se një sasi e moderuar e çokollatës sidomos çokollata e errët, është e mirë për shëndetin tonë të zorrëve, nivelet e kolesterolit dhe trurit. Mund të ulë edhe rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës dhe goditjes së zemrës.

Përfitimet shëndetësore të çokollatës mendohet të jenë për shkak të niveleve të larta të antioksidantëve që gjenden në një nga ushqimet e preferuara të vendit.

Por, ç’të themi për shëndetin tonë të lëkurës? A mund çokollata të parandalojë plakjen e lëkurës, djegien nga dielli, dhe ndoshta edhe kancerin e lëkurës?

Kur lëkura absorbon shumë rreze  dielli shkakton djegie të lëkurës. Ekspozimi i tepërt ndaj diellit është gjithashtu një kontribuues kyç për kancerin e lëkurës dhe plakjen e lëkurës.

A mundet çokollata, me nivelet e larta antioksidante, të na mbrojë nga rrezet ultraviolet? Disa besojnë se mund.

Kokrrat e kakaos kanë nivele shumë të larta të flavanoleve, një lloj antioksidanti. Por shumica e tyre humbasin gjatë procesit që e shndërron kokrrën në çokollatë që ne e njohim dhe e duam.

Për këtë arsye, prodhuesit e çokollatës tani po eksperimentojnë me procese të reja që ruajnë nivelet më të larta të antioksidantëve, transmeton Indeksonline.

Një studim i udhëhequr nga Prof. Wilhelm Stahl  nga Instituti për Biokimizëm dhe Biologji Molekulare në Universitetin Heinrich Heine në Düsseldorf, Gjermani  dhe kolegët studiuan nëse nivelet më të larta antioksiduese në çokollatë mund të përmirësojnë aftësinë e lëkurës për të përballuar dëmtimet nga rrezatimi UV.

Për studimin, 24 gra konsumonin një pije çokollate që përmbante 27 milligramë flavanol (çokollatë normale) ose 329 miligramë (antioksidantë të lartë) çdo mëngjes për 12 javë.

Prof. Stahl gjeti se lëkura e pjesëmarrësve që kishin konsumuar pije me çokollatë me përbërje të lartë të antioksidantëve nuk skuqej kur ekspozoheshin në një dozë të kontrolluar të rrezatimit UV.

Kjo është një gjetje e mirë që jep shpresë se çokollata mund të na mbrojë nga rrezet e diellit./Indeksonline/