Shpërndaje

Edhepse për shumicën prej nesh sezoni veror është periudha më e preferuar, vjeshta sjell me vete shumë gjëra tjera të bukura, sidomos kur bëhet fjalë për modën. Në të vërtetë, kombinime të ndryshme të veshjes mund t’i përshtatni me temperaturat e ulëta të vjeshtës, dhe gjithnjë e më shumë modele të reja apo tendenca të reja do ndjeni dëshirën t’i provoni.

Prandaj, ne kemi vendosur të ju paraqesim një listë me gjërat themelore që mund t’i kombinoni me veshjet aktuale që i posedoni në shtëpi. Kështu ju mund edhe të freskoni garderobën tuaj dhe njëkohësisht të dukeni e mrekullueshme!

Këmishë me mëngë të gjata dhe supe të hapura

Supet e hapura janë akoma në fokus, megjithëse vjeshta ka arritur. Ka diçka që e bën kaq elegante dhe joshëse theksimin e trupit. Zgjedhni nuancat e duhura dhe krijoni një pamje të përsosur.

Xhinse dhe qëndisje

Duket se bota e modës po çmendet pas qendisjes si detaj kyç në garderobën tuaj poashtu edhe aksesorët. Një trend që ka bërë bujë gjithkah këtë pranverë, por që mund t’i kombinoni edhe në vjeshtë, andaj investoni në një palë xhinse me aplikacione të tilla, apo edhe ndonjë fund me material xhinsi.

Fustan i ngushtë për trupi

Shumë i thjeshtë dhe efektiv. Këtë vjeshtë theksoni figurën tuaj me një fustan të tillë të ngushtë që thekson të gjitha pjesët e trupit tuaj që ju dëshironi. Ju mund t’i vishni në variacione të përditshme me atlete apo çizme gjysëm të thella dhe xhaketë prej xhinsi – dhe kështu do të jeni gati për në mbrëmje!

Xhinse me tregera

Xhinset e tilla janë sërish në modë duke përmbushur dëshirën tonë për vazhdimin e këtij trendi. Qëndroni në arsenalin e autfiteve të vjeshtës me këtë model Funky Buddha!

Xhemper apo xhup me printime

Edhe pse këmisha të ndryshme mund t’i kombinoni gjatë vjeshtës me mbishkrime apo printime të ndryshme, ne ju sugjerojmë që t’i kombinoni ato me një xhup apo xhemper interesant. Veçanërisht, neve na pëlqejnë këto lloje modelesh nga koleksioni i ri i Funky Buddha:

Triko të leshtë

Xhemperë apo triko të leshtë janë edhe romantike por edhe ju mbajnë ngrohtë gjatë tërë kohës! Zgjedhni një model me ndonjë ngjyrë karakteristike dhe dukuni më joshëse se kurrë!

Çizme mbi gjunj

Ndoshta këto paraqesin trendin më të madh kur bëhet fjalë për këpucët – dhe janë një investim që duhet ta keni patjetër. Zgjedhni një model prej lëkure deri mbi gjunj dhe do keni një pamje të veçantë.

Modeli i çantave ‘ranches’

Sezoni i vjeshtës dhe modeli i tillë i çantave kombinohen shumë mirë, apo jo?! Megjithëse ky model është sërish në modë, ju sugjerojmë që të investoni në një çantë të tillë për këtë vjeshtë, si ky:

Ose një model klasik i zi me ndonjë mbishkrim interesant që pajtohemi plotësisht!/femra.net/

/telegrafi.com/