Shpërndaje

Perlat janë përdorur si stoli të çmuara për më shumë se 4000 vite, por gjatë dekadave të fundit është zvogëluar përdorimi i tyre.

Sidoqoftë, këtë sezon, po vërehet një ndryshim sa i përket këtyre stolive, ku disa yje po pretendojnë ta rikthejnë trendin e perlave, transmeton Telegrafi.

“Ekziston një gjeneratë e tërë tani që nuk i ka përjetuar perlat si pjesë moderne të gardërobës, dhe duam ta rikthejmë përdorimin e perlave në botën e tyre në një mënyrë e cila i bën ata të ndjehen interesantë dhe të freskët”, ka thënë Karen Walker, e cila së fundmi e ka lansuar koleksionin e saj me aksesorë.

“Çfarë i bën perlat të veçanta për mua është ndjesia që ta japin kur preken në lëkurën tuaj, ato janë të buta dhe të freskëta si asgjë tjetër”, thotë Walker.

Përderisa perlat mund të datojnë shumë vite më parë dhe të konsiderohen si të dala nga moda, ekspertët po pretendojnë se mund të gjenden mënyra të reja për t’i vënë ato.

Vlen të ceket se perlat kanë domethënie të ndryshme në kultura të ndryshme. Ndërsa një besëtytni kineze thotë se perlat janë pika shiu të rëna mbi det dhe të gëlltitura nga gocat e detit.

Perlat janë të thjeshta, kanë një ngjyrë luksoze dhe të lezetshme, ndërsa mund t’i vëni gjatë ditës e gjatë natës. /Telegrafi/