Shpërndaje

Shenjat më të lumtura këtë javë: Peshorja, Virgjëresha, Bricjapi.

DASHI

Dashuria: Kohë pas kohe disa do të mund të ndihen të vetmuar. Është më mirë që të pajtoheni dhe të tërhiqeni në qetësi dhe meditim. Pritjet tuaja do t’i formoni sipas situatës aktuale, andaj ato do të jenë modeste. Megjithatë, do të ndodhin ngjarje të bukura. Prandaj, duhet të jeni më të hapur.

Karriera: Kur është fjala për situatën financiare dhe për patundshmëritë do të keni pak tensione, ndërkaq ju gjithë këto do të detyroheni t’i vështroni, t’i analizoni dhe të merrni vendime të cilat do të orientojnë rrjedhën e mëtutjeshme të zhvillimeve. Përpiquni të jeni sa më objektiv dhe mos u ngutni.

Shëndeti: Ushtroni frymëmarrjen e thellë për relaksim, transmeton Telegrafi.

DEMI

Dashuria: Do të paraqiten një sërë çështjesh lidhur me jetën tuaj private. Disa do të ndërhyjnë deri në fund, ndërkaq mu aty do të duhej të qëndroni dhe pak të prisni. Më së shumti për shkak se përgjigjet me kohë do të arrijnë vetvetiu. Prandaj bëhuni më të durueshëm dhe më të kujdesshëm.

Karriera: Do të punoni kryesisht me lehtësi, sepse do të keni motiv më shumë se të tjerët, mirëpo mbase edhe me më shumë vullnet. Do të fusni kreativitet në punën tuaj dhe me dëshirë do t’u tregoni të tjerëve që i keni pranë jo vetëm atë që keni punuar, por edhe se si ata do të mundë të punojnë më shumë dhe më mirë.

Shëndeti: Lejoni vetes pak relaksim.

BINJAKËT

Dashuria: Sigurisë dhe stabilitetit të marrëdhënieve personale do t’u kushtoni më shumë rëndësi në jetën dashurore. Energjinë tuaj do ta orientoni në avancimin e marrëdhënieve dashurore. Partneri do të jetë këndshëm i surprizuar. Ata të cilët janë beqarë tani do të zgjedhin vetëm opsione të sigurta.

Karriera: Nuk do të jeni të kënaqur me të ardhurat, sepse mendoni që mundeni më shumë. Përkufizimet do të arrijnë për shkak të rrethanave të jashtme dhe askush tani për tani nuk mund t’i përshpejtojë gjërat. Shikoni realisht se çka mundeni dhe merruni me to. Do të shihni që ka rrugëdalje.

Shëndeti: Mos e lodhni veten me probleme. Më mirë argëtohuni.

GAFORRJA

Dashuria: Nga dita në ditë do të ketë gjithnjë e më shumë ngjarje në jetën tuaj private. Shumica do të shkëlqejnë në tubimet e ndryshme shoqërore, ndërkaq të tjerët do t’i pranojnë me kënaqësi. Janë të mundshme dashuri të reja, njohje apo lumturi në marrëdhënien aktuale. Do të kënaqeni.

Karriera: Çdo ditë gjithnjë e më shumë do të shtohet vëllimi i punëve të cilat duhet ju t’i kryeni, bashkë me to do të keni edhe angazhime më të mëdha. Kriteret do të mund të jenë të rrepta, mirëpo mos u frikësoni – i keni të gjitha kualitetet që me sukses të bëni çdo gjë që duhet. Vetëm organizohuni mirë.

Shëndeti: Mposhteni stresin me relaksim.

LUANI

Dashuria: Preokupimi me palën tjetër do të jetë i madh, ndërkaq ju jeni të gatshëm të luftoni edhe për partnerin dy deri në fund. Ata që janë në lidhje që qëndrueshme do të shikojnë që çdo çast të jetë i plotësuar, por edhe i organizuar. Ata të cilët ende po kërkojnë shpirtin binjak nëpërmjet joshjeve do të jenë shumë këmbëngulës.

Karriera: Më me dëshirë do të ndryshonit kriteret tuaja për vlerësimin e njerëzve. Do të angazhoheni në atë drejtim. Këtë herë kriteret tuaja do të jenë më të larta, mirëpo do t’i shoqërojë edhe sinqeriteti juaj ndaj të tjerëve. Nëpërmjet komunikimit më të qartë do të lidhni dhe do të realizoni marrëveshje të reja afariste.

Shëndeti: Kontrollojeni gjendjen tuaj shëndetësore.

VIRGJËRESHA

Dashuria: Shumë takime dhe një rreth i gjerë njerëzish të cilët edhe më shumë do t’i zgjeroni do t’jua bëjnë këto ditë më dinamike. Të rrallë janë ata të cilët do të jenë beqarë, kryesisht rreth jush do të sillen persona të këndshëm. Do të jeni të plotësuar dhe të hapur për të gjithë tipat e njerëzve.

Karriera: Në vendin e punës do të jetë situatë argëtuese dhe mjaft relaksuese, ju bash kështu dëshironi. Do të aktivizohen detyra të caktuara lidhur me marrëdhëniet e njerëzve, kushtet e punës, shërbimeve të cilat i merrni apo i ofroni. Asgjë nuk do të jetë më e vështirë se zakonisht.

Shëndeti: Ndajeni gëzimin tuaj me të tjerët.

PESHORJA

Dashuria: Do të jeni të sigurt në ndjenjat tuaja dhe, pa marrë parasysh rrethanat e jashtme të cilat nuk do të jenë të përsosura, nuk do të lejoni që asgjë t’ju devijojë nga rruga juaj dashurore. Pushtuesit do të pushtojnë me vetëbesim të madh, ndërkaq ata që janë në lidhje do të nxisin partnerët të kenë qëndrim pozitiv.

Karriera: Rrethanat, njerëzit dhe ngjarjet gjithnjë e më shumë do t’ju orientojnë në atë drejtim që do të duhet të punoni në zhvillimin tuaj profesional dhe në përsosjen profesionale. Në këtë drejtim me siguri do të mbështeteni në ndihmën e miqve të cilët do t’ju japin informacione të nevojshme.

Shëndeti: Mos e harroni integritetin tuaj.

AKREPI

Dashuria: Më së miri do të ndiheni në rrethin e familjarëve tuaj apo në shoqërinë e personave të njohur dhe të dashur për ju. Prandaj nuk do të jeni shumë të hapur për njohje të reja. Në rrethana të tilla me siguri është që e gjitha do të mbetet pak a shumë ashtu siç është. Status quo.

Karriera: Është koha e mirë për punën me të rinjtë, për paraqitje para publikut apo në opinion, si edhe në sport. Disa tema të përmendura do t’i hulumtoni duke u marrë me profesionin tuaj. Do të ketë edhe të tillë të cilët në punën e tyre do të sjellin frymë kreativiteti apo rekreacioni. Do të jetë interesante.

Shëndeti: Mos mbani brenda vetes asgjë.

SHIGJETARI

Dashuria: Kohë pas kohe do t’ju duket që gjërat po lëvizin më ngadalë se sa do të dëshironit ju. Dëshira juaj për dashuri do të jetë e fuqishme, mirëpo do të kërkojë edhe më shumë angazhim. Megjithatë, do të jeni të detyruar që të harmonizoheni me palën tjetër në mënyrë që të ecni bashkë. Me pak durim do të arrini sukses.

Karriera: Me siguri do të ndodhin tensione në komunikim apo në korrespondencë. Se në cilën anë që do të anojë gjuha e peshores ende nuk do të shihet. Do t’ju duhet të mos bëheni nervoz. Mos komentoni asgjë nëse për të nuk jeni kompetent.

Shëndeti: Relaksohuni nëpërmjet sportit të lehtë.

BRICJAPI

Dashuria: Nevoja juaj për shoqëri nuk do të jetë shumë e theksuar, andaj më me dëshirë do të qëndroni në shtëpi, sesa të dilni me shokë. Në të vërtetë do të ketë disa shoqërime joformale me njerëzit dhe miqtë tuaj të afërt, mirëpo afrime të dukshme dashurore nuk do të ketë. Ata që janë në lidhje do të kenë marrëdhënie të mira.

Karriera: Në punë gjithnjë e më shumë do të ndihet atmosferë e vërtetë pune. Ju me siguri do të argëtoni të tjerët kur ballafaqoheni me çastet e vështira. Dikush ndoshta do të ankohet që ka shumë punë, mirëpo ju gjithë këtë do ta shndërroni në shaka. Kështu do t’i motivoni edhe veten, edhe kolegët.

Shëndeti: Dikush do t’ju bëjë pyetje të pamundshme.

UJORI

Dashuria: Nëse jeni në lidhje të sinqertë, do të keni nevojë për më shumë shëtitje. Personit tuaj më të dashur kjo nuk do t’i pëlqejë përherë, andaj përpiquni ta merrni me vete apo t’ia shpjegoni nevojën tuaj për shoqëri. Beqarët do ta kenë më lehtë, por jo edhe të mbajnë shoqërinë e gjinisë së kundërt.

Karriera: Ndoshta në çastin e parë do t’ju duken që dija dhe profesionalizmi juaj nuk po vlerësohen ashtu siç duhet. Megjithatë, në pjesën tjetër të javës do t’u jeni gjithnjë e më i nevojshëm atyre me të cilët punoni. Mos u hamendësoni shumë, thjesht punoni.

Shëndeti: Besoni për të nesërmen më të mirë. Çdo gjë është e mundshme.

PESHQIT

Dashuria: Atë që e imagjinoni në dashuri do të jetë më e fuqishme në realitet, ndonëse as realiteti nuk do të jetë i keq. Disa për këtë më me dëshirë do të jetojnë në fantazi duke shikuar filma dashurie apo duke ëndërruar syhapur. Do të ketë edhe të tillë të cilët do të ndiejnë të gjitha magjitë e lidhjes platonike dashurore.

Karriera: Me përfundimin e javës, gjithnjë e më shumë do të kuptoni që ato tema të paprekshme dhe të fshehura gjithnjë e më shumë po bëhen realitet. Së shpejti kjo do t’ju bëhet aq e rëndësishme sa që do të mund të lini pas dore realitetet. Kujdes që në punë të mos ju përvidhet ndonjë gabim…

Shëndeti: Keni nevojë t’i krijoni vetes një pushim të shkurtër. /Telegrafi/