Shpërndaje

Orizi përbën një pjesë të rëndësishme të dietës për shumë njerëz në mbarë botën. Me origjinë që daton mijëra vjet më parë në Azinë jugore apo Afrikë, orizi tani rritet në më shumë se 100 vende.

Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara raporton se orizi numëron  19 për qind e të gjitha kalorive në dispozicion në botë.

Sipas Departamentit të Shteteve të Bashkuara të Bujqësisë, Baza e të Dhënave Ushqyese Kombëtare, 1 filxhan me oriz të gatuar, të pasuruar me gjalpë ofron:

205 kalori

4.25 gramë proteina

0.44 gr yndyrë

44,51 gr karbohidrate

0.6 g fibra

Përndryshe, sipas po të njëjtit departament, 1 filxhan me oriz ngjyrë kafe të gatuar, ofron:

248 kalori

5.53 gr proteina

1.96 gr yndyrë

51,67 gr karbohidrate

3.2 gr fibra

Orizi i bardhë është orizi ngjyrë kafe por të cilit i janë  hequr krundet dhe germi. Si rezultat, orizit të bardhë i mungojnë disa antioksidantë, vitamina B, minerale, yndyra, fibra dhe një sasi e vogël e proteinave.

Shumë varietete të orizit të bardhë janë pasuruar për të zëvendësuar ushqimet e humbura gjatë përpunimit. Në Shtetet e Bashkuara prodhuesit prodhojnë vitamina B, të tilla si tiaminë, niacinë dhe acid folik, si dhe hekur./Indeksonline/