Shpërndaje

Edhe 20 vite pas vdekjes së saj, Princesha Diana ende mbetet ikonë stili.

Kostumet e saja mbretërore jo vetëm se nuk janë shuar, por edhe sot janë inspirim për trende të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Pavarësisht se edhe më herët dizajnerët u kishin kushtuar vëmendje të veçantë stileve të princeshës, me qëllim për ta shënjuar 20 vjetorin e vdekjes së saj, Virgil Abloh ka krijuar një koleksion të tërë të inspiruar nga Diana për labelin Off-White.

Koleksionin e ka shfaqur gjatë Javës së Modës në Paris, ku edhe plot dizajnerë tjerë kishin rikrijuar kostume ikonike të princeshës.

Dhe nuk ka marrë shumë kohë që edhe yjet të fillojnë rikthimin e trendeve të princeshës, ku Rihanna menjëherë është parë me një kombinim të inspiruar nga Diana.

 

Por, Off-White nuk është i vetmi dizajner që është inspiruar nga kostumet e Dianës.

Koleksioni AW17 i Marques Almeidas, i cili veçse është lansuar, pritet që këtë sezon ta rikthejë trendin dy-ngjyrësh, i cili kishte qenë i preferuari i princeshës Diana. /Telegrafi/

/telegrafi.com/