Shpërndaje

Në një kohë kur ngjyrat në sezonin e vjeshtës fillojnë e marrin tjetër formë, mos ki frikë për të guxuar më shumë në kohën e ftohtë. Nëse ke filluar të kontrollosh gardërobën, me siguri i ke gjetur edhe këpucët e preferuara nude, për të cilat jo gjithmonë ke ide kombinimi.

Si një prej trendeve më të preferuara të vjeshtës, këpucët nude, edhe këtë sezon janë IN. Nude janë një prej zgjedhjeve më të mira për t’u veshur me gjithçka, që nga fundet e shkurtra, xhinset e ngushta e pantallonat e gjera, fustanet e gjithçka që mund të të shkojë në mendje.

Ke nevojë për pak më shumë orientim, nuk di si t’i kombinosh?

Më poshtë janë disa kombinime street style të cilat vërtetojnë se këpucët nude janë ato që nuk duhet të mungojnë në vjeshtë.

Me fustane mund t’i veshësh gjatë të gjithë vjeshtës, me xhinse të ngushta po ashtu, por me nude mund të kombinohesh edhe nëse ke një darkë me miq apo një mbrëmje romantike. Në këto stile mund të gjesh gjithçka që të duhet për vjeshtën.

Mos harro: nude është një element më shumë elegance dhe klasi.

 

revistaclass.al