Shpërndaje

Gjithçka ka të bëjë me kontekstin. Gjatë viteve, mundësitë e veshjeve të disa nga gratë janë konsideruar si të papërshtatshme dhe të turpshme. Më poshtë mund të gjeni 11 veshje të modës që ishin super skandaloze për kohën e tyre – me siguri disa prej tyre do të ju befasojnë pa masë!

  1. Vitet 1600-1700: Fustan i hapur

Edhe nëse një grua ishte e mbuluar tërësisht, ajo mund të dukej sërish shokuese nëse silueta e saj vërehej. Për shembull, nëse fustani megjithëse ishte i gjatë por kishte ndonjë prerje apo i hapur, apo dukej si ndonjë ndërresë nate, atëherë e tërë veshja mund të konsiderohej si fyese. Fustanet me shirita të hapur dhe të lirshëm mund të përdoreshin vetëm nga gratë shtatzëna, dhe nëse kjo veshje përdorej nga vajza të reja, atëherë llogaritej si shumë e rrezikshme dhe skandaloze për femrat e pamartuara.

mode-kohe-super-skandaloze

  1. Vitet 1800: Fustane deri në kyçin e këmbës

Gjatë viteve Puritane, gruaja duhej të mbulohej mirë deri në kyçin e këmbës, përndryshe, kjo konsiderohej si shumë e turpshme.

  1. 1907: Kostum banjoje njëpjesësh

Ky lloj kostumi ngjante më shumë si veshje surfimi që përdorej për kapjen e valëve, por gjatë viteve të 90-ta kjo ishte sikur të ecje lakuriq nëpër publik.

veshje-njepjeseshe-brendshme-mode

  1. Vitet 1920: Fustan mbërthyes

Këto ishin vajzat e brezit viktorian, kështuqë mund ta paramendoni se çfarë goditje mund të ishte nëse shihej ky lloj fëmije me një fustan të tillë.

fustan-mode-trend-veshje

  1. Vitet 1950: sytjena portretizuese

Kjo lloj veshje ndoshta e zakonshme por që paraqet siluetë ekstravagante femërore, nuk u pranua edhe aq lehtë saqë ju mendoni.

veshje-fustan-sytjena

  1. Vitet 1960: Mini funde

Përderisa sot mini fundet llogariten si një kombinim veshjeje apo përzgjedhje e juaja e garderobës, aso kohe ishte shoqëri konzervatore dhe kjo veshje konsiderohej shumë fyese.

mini-fund-mode

  1. Vitet 1960: Bluza të Yves Saint Laurent

Me revolucionin seksual, Yves Saint Laurent krijoi llojin e bluzave pa veshje të sytjenave, që nënkupton transparencë të plotë dhe dukej tejet provokuese duke u vërejtur gjithçka nga brenda. Kjo konsiderohej veçanërisht shumë fyese dhe jo e përshtatshme për një femër.

bluza-transparente

  1. Vitet 1960: kostum Smoking, Tuksedo e gruas

Kjo lloj veshje mashkullore ndoshta në ditët e sotme është një veshje mëse normale, por që në vitet e mëparshme llogaritej si absolutisht diçka e paparë.

kostum-femer-mode

  1. Vitet 1970: YSL koleksion frymëzues seksual

Ky koleksion i veshjeve aso kohe ishte tejet provokues dhe vishej pothuajse nga ana e prostitutave, ngjante shumë e pavlerë sepse vërehej seksualitet i hapur tek rrobat.

fustan-mode-skandaloze

  1. Vitet 1990: Fustane prej mëndafshi

Kjo lloj veshje më shumë ngjante si një ndërresë nate, apo të brendshme që konsiderohej shumë provokative dhe e turpshme.

fustan-mendafshi-mode

  1. Vitet 2000: Zbulimi i barkut

Me mijëvjeçarin e ri, u paraqitën xhinset e ngushta deri poshtë belit dhe zbulimi i barkut. Megjithëse kjo ishte bërë shumë e zakonshme sërish për një femër është mjaft provokuese dhe merrte konotacion krejtsisht tjetër sa i përket moralit të një femreje./femra.net/

brendshme-mode-stil

/femra.net/