Shpërndaje

Shumë me stil dhe elegant, e zeza është gjithnjë në modë. Edhepse disa dizajnerë e quajnë kombinim i ngjyrës bezhë, gri dhe të bardhë “e zeza e re”, ne sërish i kthehemi të zezës klasike.

Por, kjo ngjyrë nuk është aq e thjeshtë: ju duhet të dini si ta vishni atë. Kemi mbledhur disa rregulla që mund të ju ndihmojnë të dukeni gjithmonë magjepsëse në të zezë.

Detaje të ndritshme dhe aksesorë

Aksesorët me ngjyra lënë shumë hapësirë për kreativitet duke e bërë veshjen tuaj të zezë të paharrueshme. Një çantë e stilit ‘clutch’, një kapelë, apo take me ngjyra duken të mrekullueshme në një hapësirë të mrekullueshme njëngjyrëshe.

 

Vishni gjëra pak më të lirshme

E zeza ju bën të dukeni e hollë. Është një fakt. Megjithatë, nëse vishni rroba vetëm me arsyetimin të dukeni më të holla, atëherë, atëherë mund të nxjerrni në pah të gjitha të metat që keni. Një fustan i zi, pantallona ose një xhaketë që janë pak më të lirshme, shtojnë shumë elegancë në stilin tuaj.

Ndryshoni pëlhurat

Ju mund të luani me materiale të ndryshme që të krijoni diçka më interesante në veshjen tuaj. Për shembull, vishni pantallona pambuku me një bluzë mëndafshi, ose një fund prej lëkure dhe një triko të hollë të leshtë. Një palë take të zeza me lëkurë të lustruar apo një çantë e tillë, në mënyrë të përkryer plotesojnë një veshje në të zezë.

Veshja bardhe e zi është një opsion shumë elegant

Nuk ka kombinim më të mirë të mundshëm dhe ngjyrë që gjithnjë duket e mrekullueshme: e zezë dhe e bardhë. Nëse vërtetë keni bërë një kombinim me pëlhurë të cilësisë së lartë në garderobën tuaj, atëherë mund të konsideroheni një mbretëreshë.

Siluetë grafike dhe asimetrike

E zeza është ngjyra më e mirë për të krijuar një pamje asimetrike apo grafike.

Përsosmëria e kërkesës së ngjyrës së zezë

Ndoshta ky është rregulli kryesor. E zeza nxjerr në pah një prerje të dobët të flokëve, mungesa e gjumit, ose një fytyrë të zbehtë pa grim. Nëse nuk keni kohë për të larë flokët tuaj ose shihni ndonjë puçërr në pasqyrë, zgjedhni ngjyra të ndryshme, përndryshe ju nuk do të ndjeheni të sigurtë gjatë tërë ditës.

 

Nxjerrni në pah sytë tuaj

E zeza mund të ju bëjë të dukeni më të moshuara saqë jeni nëse nuk keni grim në fytyrën tuaj. Është shumë me rëndësi të theksoni sytë tuaj, dhe nuk mendoj se duhet të lyeni buzët me nuancë të kuqe – mund të ngjani si një vampir. Në vend të kësaj, zgjedhni një pamje më natyrale.

Ndriçoni fytyrën tuaj me ngjyrën që ju përshtatet më së shumti

E zeza është ngjyra më e mirë për dimër (lëkurë e ndritur dhe flokë të errët). Ndonjëherë njerëzit nuk e përshtatin tonin e lëkurës me ngjyrën e flokëve dhe duken si mos më keq. Andaj, zgjedhni nuancën që ju përshtatet më së miri, për shembull, shtoni një bluzë me ngjyra të gjalla, një gjerdan apo një karficë për veshjen tuaj.

Mos kini frikë të përzieni të zezën me ngjyrat tjera

Harrojeni rregullin që thotë se mund ta kombinoni të zezën vetëm me të bardhën apo të kuqen. Secila ngjyrë mund t’i përshtatet të zezës – vjollcë, gri, e kaltër, e gjelbër, me një fjalë çdo ngjyrë në spektër.

Kombinimi i veshjes me prerje nga prapa

Duket shumë bukur, dhe nuk ka mënyrë më të mirë për të theksuar shpinën tuaj.

Zgjedhni aksesorët e duhur

Rripat dhe çantat të bëra nga lëkura e cilësisë së lartë, theksojnë edhe më tepër thellësinë e ngjyrës së zezë. Thumba metalike, bizhuteri me gur të çmuar, aksesorë metalikë ngjyrë ari apo argjendi, të gjitha këto mund të kombinohen shumë mirë me ngjyrën e zezë.

Dantellë

Dantella e zezë ka një fuqi të jashtzakonshme në ndikimin e imagjinatës. Kjo mund të ju ndihmojë të krijoni një pamje tepër unike dhe paksa gotike. Dantella e zezë kombinohet shumë mirë nëse e përshtatni me lëkurë të cilësisë së lartë ose triko prej pëlhure./femra.net/

/femra.net/