Shpërndaje

Një maskë me përbërje domateje për ndriçimin e lëkurës së fytyrës është ajo e cila po konsiderohet më e duhura për fytyrën tuaj.

Një e tillë përgatitet në kushte shtëpie dhe duhet vendosur në fytyrë 10 minuta përpara se të shkoni, transmeton Indeksonline.

Kjo maskë do të ndryshojë lëkurën e fytyrës tuaj brenda natës e cila do të ndriçojë lëkurën.

Për të përgatitur këtë maskë juve ju duhet:

Lëng domate;

Mjaltë;

Qumësht të papërpunuar;

Çfarë duhet të bëni?

Në një tas të pastër hidhni 1 lugë gjelle me lëng domate. Në të  shtoni 1 lugë të mesme mjaltë. Shtoni më pas edhe një lugë të mesme qumësht të papërpunuar.

Përziejeni mirë gjithë të përbërje dhe ilaçi maska është gati.

Aplikoni atë në fytyrë  të pastër me ndihmën e topit të pambukut. Masazhoni atë për 5-10 minuta dhe lëreni maskën të qëndrojë në fytyrëgjatë gjithë natës.

Pastrojeni fytyrën në mëngjes dhe përsëriteni këtë metodë disa ditë rresht deri sa të vëreni rezultatet e dëshiruara./Indeksonline/