Shpërndaje

Ndodh rrallë, për të mos thënë asnjëherë, që anëtarët e familjes mbretërore të shprehin ndjenjat e tyre në publik.

Një moment si ky i mbretëreshës Elisabeth, nuk e kishim parë kurrë më parë. Për herë të parë, mbretëresha është fotografuar duke derdhur lot gjatë ceremonisë përkujtimore të të rënëve në luftë.

Në thyerje të protokollit mbretëror, mbretëresha i ka kërkuar djalit të saj të madh, princ Charles që të vendoste mbi monumentin e një ushtarit. Vendimi për ta dorëzuar këtë detyrë tek princi i Uellsit është interpretuar si një moment i rëndësishëm në kalimin e detyrave mbretërore nga mbretëresha tek djali i saj.

Kjo ishte hera e parë që mbretëresha ishte e pranishme në ceremoni, por nuk vuri kurorën me lule në monument.

/revistsaclass.al/