Shpërndaje

Debbie Thomas njihet për suksesin e saj sa i përket kujdesit të lëkurës.

Ajo ka punuar me shumë yje të njohura, dhe ndonëse kujdesi i avancuar i lëkurës dhe teknologjitë e reja po bëhen të shpeshta, ajo thotë se gjithmonë i qëndron gjërave bazike, si ajo se çfarë hamë, transmeton Telegrafi.

Sipas saj, dieta dhe stili i jetës ndikojnë në lëkurën tuaj, dhe sa më e shëndetshme të jeni përbrenda, aq më e shëndetshme do të dukeni jashtë.

Në foto: Debbie Thomas, eksperte e shëndetit të lëkurës

Sa i përket menaxhimit të moshës, ushqimet që duhet shmangur janë ushqimi, mishi dhe produktet djathore sepse shkaktojnë inflamacion në trup, e kjo e shpejton procesin e thyerjeve të qelizave dhe i rritë mundësitë për të zhvilluar probleme shëndetësore.

Ndërsa këshilla e saj për ushqim, është që t’i reduktoni karbohidratet dhe yndyrat, ndërsa ta rrisni sasinë e proteinave që i konsumoni sepse kësisoj do të ndiheni e ngopur për një kohë më të gjatë.

Synoni për ushqime që kanë vitaminë A dhe E sepse njihen për balancimin e lëkurave të dehidratuara dhe vajore.

Ushqimet që janë të pasura me vitaminë A dhe E janë patatet e ëmbla, peshku, kungulli, etj. /Telegrafi/