Veshjet që shfaqen ndonjëherë në pasarelat e modës, mund të jenë të bukura dhe interesante, por ndoshta nuk janë praktike për t’u veshur.
Dizenjuesit mendojnë ndonjëherë më shumë sa bujë do të shkaktojë një veshje e veçantë, sesa për funksionin që mund të kryejë.
Këtë ka pasur në mendje, firma e njohur “Moschino”, pasi në koleksionin e vjeshtë-dimër, ka çuditur, me një qese të pastrimit kimik, që e shet me një çmim mjaft të lartë.
Këtë veshje transparente, “Moschino”, ia ka vënë çmimin 733 dollarë. Kjo qese plastike si fustan është aktualisht në shitje në “Browns Fashion”.
Faqja e internetit e përshkruan veshjen si “një dizajn pa mëngë e bërë nga një qese plastike e ripërdorur me poliestër”.
/revistaclass.com/