Danjeli dhe Fotinia janë shumë të njohur për historinë e tyre të nisur në Big Brother, e cila vazhdon edhe tani.
Çifti u martua gjatë spektaklit dhe vazhdon bashkëjetesën. Megjithatë ata nuk kanë ndërmend të mbesin personazhe vetëm përmes dashurisë së tyre, pak më parë çifti ka treguar që ka vendosur ta përdorë njohjen e arritur edhe për qëllime të tjera.
Ata i janë bashkuar fushatës për mbrojtjen e Valbonës duke ftuar fansat t’iu bashkohen nesër, të shtunën, në protestën që do të zhvillohet në Parkun Rinia në Tiranë kundër ndërhyrjeve në një nga zonat më të bukura të Shqipërisë.
Edhe shumë artistë dhe personazhe të njohur kanë ngritur zërin për mbrojtjen e natyrës dhe lumenjve nga ndërhyrjet dhe ndërtimet e HEC-eve, që sipas disa specialistëve rrezikojnë gjallesat dhe mjedisin.
/revistaclass.al/