Shpërndaje
A couple of young businessmen are astounded by the profits coming in.

E dini se ia keni arritur shumicës së qëllimeve jetësore kur xhirollogaria e bankës mban numra shtatëshifror ose më shumë.

Po pra, është fjala për miliona, jo mijëra – këtu flitet për para të mëdha!

Telegrafi më poshtë ju sjell disa nga personat më të rinj në moshë, të cilët arritën të bëhen milionerë para se t’i mbushin 25 vjet.

Ryan ToysReview – 7 vjeçar

Ryan është vetëm fëmijë i cili bën video me vlerësime të lojërave. Ryan ToysReview është kanali i dytë më i madh në YouTube, dhe shikueshmëria e këtij kanali përkthehet në rreth 1 milionë dollarë në muaj – vetëm përmes reklamave!

MattyBRaps – 14 vjeçar

Ky këngëtar amerikan dhe personalitet interneti njihet për krijimin e këngëve ‘remix’ të këngëve të njohura në YouTube. Ai e kishte filluar karrierën e tij kur kishte qenë vetëm 7 vjeçar, ndërsa 4 vite më vonë, kanali i tij në YouTube ka kaluar mbi një miliard shikime.

off guard

A post shared by MattyBRaps (@mattybraps) on

Rashed Saif Belhasa – 15 vjeçar

Kur jeni djali i njërit nga biznesmenët më të pasur në Dubai, nuk keni zgjedhje tjetër pos të bëheni të pasur. Ky djalosh ka Ferrari, por i është dashur të punësojë shofer personal sepse është shumë i ri për të aplikuar për patentë shofer.

The young don 🙏🏽🤐#louisvuitton #supreme #dubai

A post shared by MoneyKicks-We Living Life (@rsbelhasa) on

Nick D’aloisio – 21 vjeçar

Ky djalosh u bë legjendë falë aplikacionit të tij ‘Summly’. Ky aplikacion i akumulon lajmet dhe ngjarjet më të fundit, ndërsa u ofron një përmbledhje të tyre përdoruesve. Kësisoj, përdoruesit mund të qëndrojnë të informuar me lajmet më të reja pa shpenzuar shumë kohë. /Telegrafi/

Le web, Central Hall Westminster #2012

A post shared by Nick D'aloisio (@nickdaloisioofficial) on