Shpërndaje

Njihesh si “polici i gramatikës”mes miqve? I gjykon statuset e të tjerëve mbi gramatikën, drejtshkrimin dhe qartësinë? Sipas një studimi të ri, ky përkushtim ndaj gjuhës mund të japë disa të dhëna për personalitetin tënd. Shkencëtarët e University of Michigan kanë zbuluar që lloji i personalitetit mund të parashikojë sesi dikush sillet ndaj gabimeve në email. Ekstrovertët kanë më shumë gjasa t’i injorojnë gabimet e drejtshkrimit nga shpejtësia dhe gabimet gramatikore, ndërsa introvertët e marrin personalisht dhe e gjykojnë negativisht shkruesin.

Për studimin, e publikuar në PLOS ONE, studiuesit pyetën 83 persona nëse gramatika ishte apo nuk ishte e rëndësishme për ata. Pastaj ata lexuan përgjigjet nga shokët të dhomës që i përgjigjeshin një njoftimi për ndarje shtëpie. Përgjigjet ose nuk kishin, ose kishin gabime gramatikore dhe shpejtësie. Pjesëmarrësit pastaj dhanë gjykimet për inteligjencën dhe sesa miqësorë iu dukeshin shkruesit, ndër cilësitë e tjera. Ata dhanë informacion dhe për personalitetet e tyre. Në fund të studimit, ata u pyetën nëse i panë gabimet drejtshkrimore dhe nëse po, sa shumë i ndikuan ato.

Nuk ishte surprizë, që ata që kishin pranuar që gramatika ishte e rëndësishme në fillim të studimit, kishin më shumë gjasë t’iu prishej dita nga një gabim drejshkrimor në e-maile. Ata që u mërzitën veçanërisht nga gabimet gramatikore, u gjet që ishin më të vështirë për të rënë dakord me të tjerët. Ata që nuk pëlqyen veçanërisht gabimet drejtshkrimore nga shpejtësia u gjet që ishin më pak të hapur.

Tani të jeni të sigurt që e njihni më shumë veten.