Shpërndaje

Kuadratet janë rikthyer dhe përgjithësisht gjenden gjithandej këtë dimër. Duke filluar që nga këmishët, fundet, fustanet, pantallonat e deri tek palltot – kuadratet këtë dimër do t’i gjesh te çdo fashioniste dhe ikonë mode.

Ekzistojnë disa mënyra kombinimi që edhe me kuadrate të ndihesh me stil. Nëse deri tani ke menduar se të tilla veshje mund të të kufizojnë, në të vërtetë, nëse shikon me kujdes këto propozime, do të kuptosh se janë shumë të thjeshta për kombinim dhe aspak të rënda për syrin. Nëse guxon më printet, atëherë ky është sezoni që të duhet. Por edhe nëse je tek ngjyrat neutrale apo të errëta për dimër, është gjithashtu sezoni yt. Mjafton vetëm një pallto me kuadrate dhe gjithçka flet me stil.

/revistaclass.al/