Shpërndaje

Kondicionerët apo zbutësit e flokëve janë produktet më të shtrenjta të flokëve mirëpo shumë nga ne nuk kemi informacione të bollshme sa i përket tyre dhe mënyrës së përdorimit.

Më poshtë po ua paraqesim disa të dhëna sa i përket kondicionerëve për flokë:

1. I njëjti kondicioner nuk funksionon për të gjitha llojet e flokëve: Ju duhet të zgjidhni kondicioner në bazë të strukturës së flokëve tuaj. Zgjidhni një kondicioner për volum  nëse flokët tuaj janë të hollë. Nëse flokët tuaj janë të trashë, duhet të shkoni për një formulë që ka më pak vaj, transmeton
Indeksonline.

2. Ju duhet të përdorni zbutësin para shamponit: Kjo mund të shtojë më shumë volum për flokët tuaj. Kondicioneri  nuk shpëlahet plotësisht kur e përdorni atë pas shamponit. Pra, aplikimi i kondicionerit para shamponit mund të jetë një trik i madh për më shumë volum.

3. Ju nuk duhet të përdorni atë në  rrënjët e flokëve tuaj: Ju gjithmonë duhet të aplikoni kondicionerin duke mos e aplikuar atë në rrënjë pasi që një gjë e tillë nuk rekomandohet.

4. Disa kondicioner mund të dëmtojnë flokët tuaj: Jo të gjithë kondicionerët kanë  lëndë ushqyese dhe ndriçojnë flokët tuaj. Kondicionerët me bazë silikoni mund të privojnë flokët nga ushqyesit natyrorë. Zgjidh kondicioner pa silikon për të rregulluar flokët tuaj.

5. Kondicionerët e flokëve mund të dyfishohen si produkte stilimi: Vetëm aplikoni një sasi të vogël të kondicionerit në flokët tuaj të lagur dhe krehni ato. Provoni të përdorni kondicioner të thatë për të fituar menjëherë flokë të butë./Indeksonline/