Shpërndaje

Flokët janë një prej “pjesëve” të trupit prej së cilës gratë kanë shumë varësi, por janë ato që dëshirojmë të ndryshojmë sa herë që duam të ndihemi ndryshe.

Edhe pse nuk ekzistojnë ilaçe që të bëjnë mrekulli apo formula magjike që të të rrisin flokët nga një ditë në tjetër, sërish keni mundësi të ndiqni disa këshilla për t’i rritur flokët pak më shpejt.

Zakonisht flokët rriten një centimetër në muaj. Sigurisht me të gjitha metodat e mundshme, maksimumi ato mund të rriten deri në 1.5 cm në muaj.

-Përveç ushqimit, vitaminave dhe mineraleve, ekzistojnë edhe disa metoda që mund t’ju rrisin flokët:

-Këshillohet t’i lidhni flokët pa i tërhequr fort, lidhja e flokëve duke i tërhequr fort i dobëson ata.

-Gjithashtu mundohuni të mos e përdorni kurrë tharësen e flokëve në teperatura të larta, dhe mos e mbani shumë afër lëkurës së kokës.

-Shmangni edhe përdorimin e piastrave, të cilat përveçse dobësojnë flokët, bëjnë që flokët të mos rriten në mënyrë të njëjtë.

-Për të krehur flokët përdorni krehër me qime natyrale, mundohuni të mos i krihni shumë shpesh dhe mbi të gjitha mos ushtroni forcë kur i krihni.

-Kufizoni përdorimin e llakut, pasi than dhe dëmton flokët dhe mundohuni të bëni sa më shpesh maska ushqyese për ta.

-Gjithashtu kujtohuni se edhe një stil jete i ekuilibruar ndikon në rritjen e flokëve. Mundohuni të flini mjaftueshëm, të ushqeheni në mënyrë korrekte, të masazhoni rregullisht lëkurën e kokës, pasi kështu stimuloni rrënjët e flokëve dhe mos përdorni produkte shumë agresive.a.h/noa.al