Shpërndaje

Pantone ka zbuluar prej pak kohësh ngjyrën e vitit 2018, dhe është. . . Ultra Violet! Në fakt, nuk është surprizë kjo, meqenëse emrat e njohur të modës në botë, pasarelat, por edhe Javët e Modës në kryeqytetet e njohura të fashion-it e kanë prezantuar ngjyrën e 2018-ës.

Stilistët kanë prezantuar nuanca të ndryshme të lejlasë, sidomos ajo e livandos për Pranverë – Verë 2018.

Por para se të mendosh për kohën e ngrohtë, merr frymëzim nga ky dimër dhe nga emrat më në zë të modës. Ngjyra simbolike e elegancës, mbretërore, mistike, ka nisur të vishet dendur edhe këtë kohë të ftohtë.

Sipas Pantone-s, ngjyra ultra violet është “shprehje e origjinalitetit, zgjuarsisë dhe mendimit vizionar që shtyn drejt së ardhmes”. Kjo tingëllon e vërtetë sidomos në prag të Vitit të Ri.

Për të gjithë ata që nuk mund të presin kohën për të provuar trendin, ja ku janë disa veshje për rikrijuar që tani.

Fustane, xhupa, pantallona, çizme, çanta dhe çdo lloj aksesori tjetër. Gjithçka me lejla.

/revistaclass.al/