Shpërndaje

Nëse e njeh mirë trupin tënd, modën dhe pjesët tua të modës mund ta shfrytëzosh në dobi tënden. Mangësitë e vogla, si teprica e kilogramëve mundet lehtë t’i fshehësh me ndihmën e disa truqeve tona …

Stili yt i modës dhe pjesët tua të modës në dollap gjithmonë mund t’i përdorësh në mënyrë që ta theksojnë atë që është më e mirë te ti, si dhe “mangësitë” eventuale mund t’i fshehësh me ndihmën e disa truqeve të thjeshtë të modës.

Veshja e formëson figurën

Me veshje formë thesi do të dukesh edhe më e madhe. Madje edhe nëse nuk ndjehesh e rehatshme në pjesët e ngushta ka veshje e cila shkëlqyeshëm i përshtatet linjave të trupit tënd. Në vend të parë kemi xhaketën e përshtatur për trupi, fundet e ashtuquajtur pencil apo ato A-qepje, si dhe pantallonat të cilat vizualisht i zgjasin këmbët.

Aksesorët e modës mund të përmirësojnë gjithçka

Këpucë, çanta, bizhuteri, syze dielli … Shtojcat janë mënyrë e mirë të theksosh gjithçka që është më e mira në trupin tuaj. Përveç kësaj, në këtë mënyrë mund ta paraqesësh kreativitetin tënd dhe ta ndërtosh stilin tënd të modës.

E kuqe, e kuqe, e kuqe

Veshu kuq në atë pjesë të trupit të cilën dëshiron ta theksosh! Bëhet fjalë për buzëkuq, llak për thonj, pjesë e veshjes apo shtojcë e modës – ngjyra e kuqe zgjon ndjenjën e guximit dhe imponon rrespekt.

 

Red slouchy boots 😻

A post shared by Olivia Culpo (@oliviaculpo) on

Vendos rripin!

Shiriti apo rripi të ndihmojnë ta formëzosh figurën kurse varësisht nga ajo se a dëshiron ta theksosh apo mbulosh belin tënd, përzgjedh rrip më të gjërë apo më të ngushtë.

And before the @fwrd dinner wearing a @grlfrnd_denim denim corset. #myGRLFRND

A post shared by Negin Mirsalehi (@negin_mirsalehi) on

Taka ngjyrë të lëkurës

Një palë të këpucëve të mira mund të bëjë mrekulli për këmbët tuaja. Si ti zgjatni vizualisht në mënyrën më të thjeshtë? Me këpucë ngjyrë të lëkurës! Ato duken gati si vazhdimsi e këmbëve tuaja dhe për këtë për momentin do të dukesh më e hollë.

Përdor ndonjë truk flokësh

Formëzimi i flokëve është mënyrë e shkëlqyer për përmirësimin e pamjes, vetëbesimit apo disponimit momental. “Bisht kali” i lartë e zgjatë dhe gati e shtrëngon fytyrën tënde./femra.net/

Party pony 🐴

A post shared by Marianna Hewitt (@marianna_hewitt) on