Shpërndaje

Çdo vajzë e modës e di se një risi në sezon është një mundësi e mirë për të rinovuar gardërobën. Dhe ku ka më mirë sesa të kesh një palë këpucë të reja dimri, një palë çizme Ugg të ngrohta, apo jo?

Marka e brandit klasik të çizmeve ka hedhur në treg së fundi stilin e saj më të ri, çizme me taka. Ky lloj stili do të jetë kudo së shpejti, kështu që fillo mendo që tani për t’i pasur një palë gjatë këtij sezoni.

Linja e re (Kasen) është e pastër dhe shton stilin me çdo lloj veshjeje. Veshjet e kombinuara me këto çizme të ngrohta janë përqafuar nga vajzat e njohura të modës sapo koha nisi të ftohet.

Ngjyrat e reja në dispozicion janë dy, kafe dhe e zezë. Miratimin e kanë dhënë personazhet e famshme si Rita Ora dhe Rosie Huntington-Whiteley.

 

/revistaclass.al/