Shpërndaje

Çantë e zezë, vathë të rrumbullakët, syze macë’ – a i ke të gjitha? Këto pesë shtojca e meritojnë vendin në dollapin tënd …

Nuk ka rëndësi çfarë është stili yt personal apo a dëshiron të mbashë më shumë apo më pak shtojca të modës. Disa pjesë e kanë vendin përgjithmonë në dollapin tënd sepse janë klasike, të përjetshme dhe gjithmonë në modë. Bizhuteritë, këpucët dhe çantat mund ta prishin apo zbukurojnë e tërë pamjen tënde të jashtme, dhe kur nuk din si ta përfundosh pamjen tënde, këto dhjetë pjesë GJITHMONË do të të ndihmojnë. Nuk ka mundësi të gabosh …

Vathë të thjeshta

Vathët e thjeshtë, të vegjël kanë vlerë dhe klasicitet të posaçëm. Duken elegant dhe të sofistikuar, por përsëri krijojnë përshtypjen sikur je angazhuar më shumë se sa në të vërtetë.

Çanta me zinxhirë

Cila vajzë në koleksionin e saj nuk ka një çantë klasike me zinxhirë? Mund ta përdorësh në disa mënyra të ndryshme, në absolutisht të gjitha rastet dhe GJITHMONË. Duket trendi, elegante dhe cool –edhe atë në të njëjtën kohë!

Syzet e diellit

E dimë se gratë në koleksionin e tyre kanë me dhjetra syze dielli, kurse e tëra që të duhet janë një palë të mira, cilësore të cilat i përshtaten më së miri fytyrës tënde. A janë ‘pilotësh’ apo ‘cat-eye’, nuk luan rol. Gjithmonë zgjedhe modelin i cili më së miri të përshtatet ty dhe linjave tua të fytyrës.

Oh, hello Sunday!😎 Oi, Domingo!

A post shared by Camila Coelho (@camilacoelho) on

Ora klasike e dorës

Nëse nuk dëshiron rrip të thjeshtë të lëkurës në orë, mund të zgjedhësh edhe model klasik të arit apo argjendi. Një orë klasike meriton të ndodhet në koleksionin e çdo gruaje, kurse aq shumë do ta përdorësh sa që ky do të ishte një nga investimet më të mira të shopping listës tënde.

So proud to be wearing my #clusexnegin @cluse watch. 🤗

A post shared by Negin Mirsalehi (@negin_mirsalehi) on

Këpucët e zeza me taka

Nuk kemi ç’të themi, apo jo? Këpucët e zeza me taka janë klasike, të përjetshme dhe gjithmonë të përsosura.

 

Rripi i lëkurës

Një rrip i mirë i lëkurës pothuajse mund të zgjasë përgjithmonë! Kurrë nuk vjetërsohet dhe gjithmonë në mënyrë perfekte plotëson xhinset tuaja.

I come alive in the fall time🍂🍁 #jglam#j_make_up

A post shared by Jelena Peric (@j_make_up) on

‘Statement’ vathë

Nëse nuk je adhuruese e vathëve të mëdhenj të rrumbullakët, të ashtuquajtur rrathë, gjithmonë mund të zgjedhësh për ty një model që varret. Vathë të tillë mund t’i mbani me kënaqësi në të gjitha evenimentet festive apo momentet kur pamjes tuaj i mungon pak imagjinatë.

My freckles come and go way too quickly.

A post shared by Negin Mirsalehi (@negin_mirsalehi) on

Çanta ditore

Çanta klasike formë thesi, parasegjithash e gjërë është një pjesë që do ta përdorësh shumë. Për të njëjtën arësye, pikërisht ky model është investimi më i mirë i mundshëm sepse çanta jote e ditës është shoqëruesi yt i jetës, apo jo?

Statement’ këpucët

Edhe veshja më e thjeshtë komplet në të zezë ‘statement’ këpucët me ngjyra i ngritë në nivel të ri. Një palë këpucë të tilla meritojnë të ndodhen në dollapin tuaj, investimi në to gjithmonë shpaguhet./femra.net/

/femra.net/