Shpërndaje

Po, erdhi vjeshta, dimri po troket në derë, edhe pse shumë vajzave nuk i pëlqen kjo, sepse koha e ftohtë na detyron të veshim shumë palë veshjesh, të veshim xhemperë të gjatë,çorape dhe triko (rollka), kjo nuk do të thotë se nuk duhet të kujdesesh për stilin dhe se e rëndësishme është vetëm të veshësh diçka të ngrohtë dhe të këndshme. Edhe pse ndoshta nuk duket si një pjesë e veshjes më inspiruese, rollka në të vërtetë mund të vishet në shumë stylish mënyra të cilat do të bëjnë që të gjithë të të kanë vërtetë zili për dukjen.

Një nga mënyrat që me rollkë të dukesh trendi dhe moderne është të përzgjedhësh oversized rollkë në formë xhemperi të cilën e mbanë si xhemper-fustan, kurse zgjedhje e mirë janë çizmet mbi gjunjë.

Rollka e hollë e ngjashme me kanotieren (T-shirt) nën fustanin xhins momentalisht është në modë dhe zgjedhje e shkëlqyer e veshjes kur jashtë nuk është shumë ftohtë.

Midi dhe maxi fund plus rollkë dhe çizme deri në gjunjë janë zgjedhje e përkryer për një grua të re moderne.

Madje edhe zonjat e famshme në Street Style të tyre kombinojnë rollkat në periudhën e vjeshtës. Përveç që është e rehatshme dhe e ngrohtë, kjo pjesë e veshjes është e përkryer për rastet e lehta siç është dalja në kafene apo shëtitja në qytet, kurse përshtatet pothuajse me gjithçka – mund të vishet me xhinse, funde, pantallona të të gjitha llojeve, madje edhe ato me print të pazakonshëm. Vetëm atëherë duhet veshur rollkë me ndonjë ngjyrë neutrale.

Skinny xhins dhe rollkë me ngjyrë neutrale si ajo bezh (beige) apo e kaftë, mund të jetë zgjedhje edhe për në punë.

Siç e kemi cekur, rollka mund të vishet në kombinim me gati të gjitha llojet e veshjeve, madje edhe me fund xhins.

Natyrisht, është e përshtatshme edhe për veshje shtresore, ashtuqë mund të vishet edhe mbi këmishë si xhemper.

Edhe pse ka filluar koha e ftohtë, nuk duhet thënë lamtumirë veshjeve me ngjyra të ndritshme. Pse jo, edhe me veshje dimri, sikur rollkat, shkëlqe këtë vit dhe përzgjedhja jote le të jenë ngjyrat që bien në sy si e kuqja, portokalli apo e verdhë.

Dhe për në fund, ja një kombinim i mirë i cili do të të pëlqejë shumë nëse pëlqen të veshësh veshje të rehatshme, dhe njëkohësisht të jetë mederne dhe e bukur për sy. Rollka me ngjyrë të kaltërt është gjithmonë e qëlluar dhe me të nuk ka gabime, kurse kjo pjesë e veshjes disi përshtatet më së miri me pantallona xhins./femra.net/