Shpërndaje

Një nga gjërat më të bukura të dimrit është koha e festave, e cila ka nisur prej disa ditësh dhe do të vijojë deri në fund të vitit. Vitrinat kanë nisur të reklamojnë produktet tendencë të sezonit, aksesorët që do të dominojnë, si edhe ngjyrat që do të sfidojnë kohën e ftohtë.

Edhe ngjyrat në thonj këtë dimër do të jenë po aq të guximshme sa edhe ngjyrat e veshjeve. Duke nisur që nga bordoja e famshme që gjen vend të konsiderueshëm, për të vijuar edhe te ngjyrat më të lehta – kjo stinë do të ketë shpërthime të dukshme.

Gjithçka në thonj nuk do të jetë vetëm me ngjyrat bazike, por njëkohësisht edhe me nuancat e tendencave, por edhe me dekoracione të shpeshta që do t’i bëjnë duart të flasim me art të pastër.

Në thelb, gjithçka sa i përket manikyrit këtë dimër është ekuivalente me këngën e Mariah Carey, ‘All I Want’ – kënaquni me të gjitha ngjyrat.

Megjithatë, më poshtë janë zgjedhur 10 ngjyrat e thonjve që do të dominojnë këtë dimër.

Rozë e lehtë, nude

Livando e lehtë

Jeshile e errët

Blu e errët

Bordo

Bezhë e lehtë

Lejla e errët

Çokollatë

E kuqe (me të gjitha nuancat)

Blu

 

/revistaclass.al/