Shpërndaje

Nëse ndjeheni keq çdo herë që shikoni në koleksionin tuaj të mrekullueshëm të këpucëve, ndërgjegja së shpejti do të jetë pak më e pastër.

Edhe pse ndoshta nuk ju ka nevojitur arësye për blerjen e edhe një palë këpucë të reja, ekspertët ju falin. Në fakt, sipas studimit të prodhuesit të madh amerikan dhe shitësit të këpucëve, të kompanisë Allen Edmonds, veshja e këpucëve të njejta çdo ditë nuk është mirë as për ju as për këpucët. Nëse i ndërroni çdo ditë, këpucët do të zgjasin më shumë, kurse është e rëndësishme edhe mënyra e ruajtjes së tyre.

– Mënyra më e mirë për të zgjatur jetëgjatësinë e këpucëve tuaja është që çdo ditë ti ndërroni dhe të kujdeseni për to pas çdo përdorimi – kanë shpjeguar nga Allen Edmonds për Business Insider.

Kur të njejtën palë këpucë i veshni çdo ditë, djersët nga këmbët mblidhen në këpucë dhe nuk arrinë të thahen, kështu që këpucët me kalimin e kohës ndryshojnë formën. Kjo posaçërisht vlenë për këpucët e lëkurës te të cilat djersa ndikon më së keqi, sepse i përdredhë dhe i bën të plasariten më lehtë, kurse të mos flasim për kutërbimin…

Një tjetër efekt anësor i djersës është se i bën këpucët që vishni përditë si tokë pjellorepër zhvillimin e bakterieve dhe kërpudhave, të cilat e çrregullojnë higjienën e këmbëve tuaja.

Për këtë herën tjetër kur ndjeheni fajtorë për blerjen e edhe një palë këpucëve, vetëm kujtoni këtë dhe faji zhduket menjëherë.