Shpërndaje

Është bërë traditë në familjen Kardashian/ Jenner që çdo fundvit publikojnë  kartolinën familjare dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe as kësaj here.

Ka qenë Kim Kardashian, e cila që nga data 1 dhjetor, ka postuar çdo ditë foto në Instagramin e saj, bashkangjitur së cilave shkruante, -1,-2,-3,… e kështu me radhë derisa erdhën Krishtlindjet, data kur ata publikojnë foton e shumëpritur.

Gjithashtu mendohej se kjo do të ishte një mënyrë që Kylie, e vogla e shtëpisë do të na konfirmonte lajmin se ishte shtatzënë, por jo. Kylie nuk u shfaq fare dhe kjo gjë acaroi fansat, të cilët nuk nguruan të shprehnin zemërimin e tyre me komente në çdo postim që Kardashian/ Jenner bënin. Ndryshe nga vitet e tjera, kjo kartolinë nuk u prit edhe aq mirë.

Nuk e dimë nëse ka qenë kjo arsyeja, por Kim sapo ka fshirë nga Instagrami i saj 25 fotot që i paraprinin kartolinës së fundvitit.

/revistaclass.al/