Shpërndaje

Iskra Lawrence është një modele angleze, e cila njihet për format e bujshme trupore dhe refuzon të ndjekë dieta rigoroze apo programe strikte të ushtrimeve për të humbur në peshë.

Në fillet e karrierës, atë nuk e kishin pranuar disa agjenci mode, të cilat kërkonin linja të përsosura trupore.

Sidoqoftë, ajo vazhdoi me qëndrimin e njëjtë dhe arriti ta promovonte veten përmes rrjeteve sociale.

Iskra sot bën sfilata në evenimentet më të njohura të modës dhe përfaqësohet nga agjenci, si JAG Models e Models1.

Modelja ka shumë vetëbesim dhe ndihet e kënaqur me trupin që ka.

Bukuroshja madje ka thënë se nuk stërvitet çdo ditë, mirëpo kur stërvitet, i bën gjërat që ajo i do në palestër.

Iskra pohon se ha gjithçka që do dhe kjo nuk i pengon në të qenit atraktive. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/Iskra_Lawrencee)

(Foto: Instagram/Iskra_Lawrencee)

(Foto: Instagram/Iskra_Lawrencee)

(Foto: Instagram/Iskra_Lawrencee)

(Foto: Instagram/Iskra_Lawrencee)