Ballina Moda Nuk keni parë gjë akoma, tendenca e xhinseve këtë vit qenka vërtet...

Nuk keni parë gjë akoma, tendenca e xhinseve këtë vit qenka vërtet e çuditshme

801
0
Shpërndaje

Në vitin që lamë pas, tendencat e modës kanë qenë vërtet të çuditshme. Edhe pse në fillim na janë dukur “jonormale”, më pas shumica prej nesh janë mësuar me to, dhe i kanë bërë pjesë të garderobës së tyre.

Për shembull xhinset në vitin 2017 kanë qenë vërtet të çuditshme. Njësoj do të jenë edhe këtë vit. Madje kaq të çuditshme nuk besoj se do të shikoni për gjithë vitin.

Xhinset e këtij viti janë të ndara në dy pjesë. Po, po kështu do të jenë. Pjesa e sipërme ngjajnë si pantallona të shkurtra, të lidhur me pjesën e poshtme me zinxhirë. Ju do t’i blinit një palë të tillë?

 /revistaclass.al/