Shpërndaje

Puçrrat  janë një problem i zakonshëm i i shumicës prej nesh dhe për këtë shkak, kujdesi ndaj lëkurës së fytyrës është një domosdoshmëri.

Megjithëse shkaku i saktë i akneve ndryshon nga personi në person, kujdesi i duhur ndaj lëkurës mund të parandalojë aknet dhe mban lëkurën tuaj të pastër dhe të shëndetshme. Megjithatë, larja e fytyrës shumë shpesh mund të çojë në më shumë dëmtime në lëkurë, transmeton Indeksonline.

Dhe nëse keni puçrra fytyre, atëherë mund të përkeqësohet edhe gjendja. Për këtë arsye, këshillohet që fytyra të mos lahet edhe shumë shpesh ngaqë mund të çojë në puçrra fytyre. Gjithashtu, gjithmonë përdorni një sapun të butë për të larë fytyrën.

Larja e fytyrës – kur e teprojmë?

Larja e tepërt e fytyrës është kur ajo ndodhë për më shumë se tre herë në ditë. Nëse keni llojin e lëkurës normale, ju mund të lani fytyrën me ujë dhe sapun të butë dy ose tri herë në ditë. Megjithatë, larja e fytyrës tuaj dy herë në ditë me një pastrues të butë rekomandohet për lëkurën e prirur aknet. Pastrimi më shpesh ose pastrimi dhe lyerja e lëkurës në intervale të shpeshta mund të bëjë më shumë dëm sesa të mirë. Gjithashtu, duke përdorur pastrues të fortë ose produkte që përmbajnë alkool. mund të irritojë lëkurën, e cila mund të çojë në më shumë puçrra fytyre. Gjithashtu, klima e nxehtë dhe lagështia mund ti përkeqësojë aknet./Indeksonline/