Shpërndaje

Është vetëm fillimi i vitit, por kemi nisur t’i vëmë re trendet që paralajmërojnë se do të jenë HOT këtë vit. Dhe është koha më e mirë për të rinovuar gardërobën tani apo jo? Që nga ngjyrat apo printet, materialet e lëkurës së kafshëve që kanë filluar të dominojnë street style, këto janë trendet që do të jenë MUST këtë vit.

E verdha

Mijëvjeçari i pink mori fund, e verdha është ngjyra e modës në 2018-ën. Me të gjitha nuancat e saj të ndritshme, më shumë e verdha do të duket në pranverë, ku do të prezantohen sfilatat e 2018 që do të përfshijnë emra markash dhe stilistësh si Tom Ford, Carolina Herrera, Marc Jacobs dhe Sachin & Babi.

Teminat

Teminat kanë qenë gjithmonë një mënyrë për t’i dhënë veshjes më shumë shkëlqim në çdo rast, por këtë vit, kjo tendencë do të shtrihet edhe më shumë. Chanel, Tom Ford, Gucci dhe emra të tjerë më në zë të modës janë përfshirë seriozisht që të prezantojnë edhe teminat në koleksionet e pranverës 2018.

Lulet

Lulet janë gjithmonë të preferuara kur është fjala për printet. Janë femërore, të buta dhe qëndrojnë në trend gjatë çdo sezoni. Zimmermann e mbylli koleksionin e pranverës së 2018-ës me një sasi të konsiderueshme printesh me lule.

Kuadratet

Është një tendencë që tashmë ka filluar të flasë në pallto, fustane, pantallona dhe xhaketa. Balenciaga, Victoria Beckham apo Sonia Rykiel i kanë propozuar kuadratet në koleksionin e pranverës 2018.

/revistaclass.al/