Shpërndaje
Preparing a lunch

Nëse dëshironi të jeni të shëndetshëm dhe plot energji, shihni më poshtë ushqimet që kanë shumë vlera ushqyese dhe duhet të jenë në menynë tuaj…

Spinaqi

Spinaqi është burim i pasur i bimëve fibroz me bazë omega-3 dhe acid folik, të cilat ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, sulmit në tru dhe osteoporozës. Doza ditore që rekomandohet është 1 filxhan spinaq i freskët ose ½ filxhani   spinaq i gatuar. Zëvendësimi i spinaqit: lakër kinezë, lakër jeshile, marule.

Kosi

Kosi ndihmon në forcimin e sistemit imunitar dhe ndihmon në mbrojtjen kundër kancerit. Doza e rekomanduar ditore është 1 filxhan kos. Zëvendësimi: kefir, soja.

Domatja

Hulumtimet tregojnë se ushqimet e pasur me likopene mund të zvogëlojnë rrezikun e inflamacionit të fshikëzës, mushkërive, prostatës, lëkurës dhe kancerit në stomak si dhe uljen e rrezikut nga sëmundjet e arterieve koronare. Doza e rekomanduar ditore është 22 gr. likopene që përfshin tetë domate të vogla si qershi ose një gotë me lëng domate. Zëvendësim për domate: shalqi, grejpfrut i kuq, mollë japoneze, papaya.

Karrota

Karrota përmban karrotenoid, një përbërës i cili pengon përhapjen e kancerit por edhe zvogëlon rrezikun e astmës dhe artritisit. Doza e rekomanduar ditore është ½ filxhani. Zëvendësimi: patate e ëmbël, kungull, mango, piper i kuq.

Boronica

Është e pasur me antioksidantë, mund të parandalojë përhapjen e kancerit, diabetit dhe çrregullimeve mendore. Boronica është e mirë edhe për ruajtjen e sistemit kardiovaskular, sepse përmban vitamina A dhe C si dhe janë të pasura me fibra. Doza e rekomanduar ditore është 1 filxhan boronica të freskëta ose ½ filxhani me boronica të ngrira apo të thata. Zëvendësimi i boronicave: rrush, kumbulla, rrush të tharë, dredhëza.

Fasulja e zezë

Të gjitha llojet e fasuleve janë të mira për zemrën tonë, por asnjëra nuk mund të rrisë fuqinë e trurit më shumë se sa fasulja e zezë. Kjo është për shkak se fasulja e zezë është plot antocianine, antioksidantë që kanë treguar përmirësimin e funksionit të trurit. Doza e rekomanduar ditore është ½ filxhani, që ofron 8 gr. proteina dhe 7,5 gr. fibra. Zëvendësimi i fasules së zezë: bizele, thjerrëza.

Arra

Arrat janë të pasura me omga-3 acide yndyrore dhe përmbajnë më shumë polifenole se sa vera e kuqe. Doza e rekomanduar ditore është 1 deri në 7 arra. Zëvendësimi i arrave: bajame, kikirikë, fistikë, lajthi.

Drithërat

Drithërat ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, janë të pasura me karbohidrate dhe përmbajnë 10 gr. proteina për gjysmë porcioni. Zëvendësimi: quinoa, fara kungulli, oriz./femra.net/