Shpërndaje

Provokuese siç vetëm ajo di të jetë. Luana Vjollca duket se nuk i përfill komentet e të tjerëve kur e kritikojnë për veshjet provokuese që zgjedh në emsionin e saj “Shiko Kush Luan”.

Moderatorja vërtet zgjedh veshje që nxjerrin në pah format trupore perfekte, por ajo duket se nuk shpenzon shumë për rrobat që vesh të shtunën në mbrëmje.

Këtë të shtunë Luana është shfaqur me një fund dhe kanotiere nga marka House Of CB. Fundi kushton 104 euro ndërsa kanotierja ngjyrë bezhë kushton vetëm 91 euro.

E gjithë veshja në tërësi kushton, 195 euro. Luana nuk shpenzon shumë si motra e saj Marina, pasi moderatorja e Klan-it, preferon kryesisht vetëm markat e shtrenjta.

/revistaclass.al/