Shpërndaje

Menopauza është pjesë natyrale e ciklit jetësor të femrës, ku femra më nuk ka menstruacione dhe nuk mund të mbetet më shtatzënë në mënyrë natyrale.

Menopauza nuk është sëmundje, e as sëmundje e mungesës së estrogjenit, e as problem mendor. Thjesht është pjesë natyrale e çdo femre, në të njëjtën mënyrë që është puberteti apo shtatzënia, transmeton Telegrafi.

Kryesisht menopauza ndodh mes moshave 45 dhe 55 vjet, edhe pse 1 në 100 gra e fillojnë menopauzën para se t’i mbushin 40 vjet.

SIMPTOMAT E MENOPAUZËS

Simptomat e menopauzës mund të shfaqen në çfarëdo kohe, duke filluar nga mosha 35 vjet kur bien nivelet e hormoneve gjinore – ato të estrogjenit, progesteronit dhe testosteronit.

Simptomat e menopauzës përfshijnë ndryshime në disponim, probleme me kujtesë (nuk mbani mend ku i keni lënë çelësat, nuk iu kujtohen emrat e njerëzve që i njihni, etj.), gjumë të dobët, djersitje gjatë natës, energji të ulët, shtim të peshës, ndryshime të lëkurës, ankth, depresion, libido e vogël, menstruacione të parregullta, sulme paniku, ënjtje të yjeve, etj.

SA ZGJATË PARA-MENOPAUZA?

Para-menopauza, pra koha afër menopauzës, është rrugëtimi i ndryshimeve hormonale që shpie në destinacionin përfundimtar. Zakonisht kjo fazë zgjatë rreth katër vjet, por te disa gra mund të zgjatë vetëm disa muaj.

SI T’I KONTROLLONI SIMPTOMAT E MENOPAUZËS?

Çfarëdo simptome që jeni duke përjetuar, autorja Julie Dennis sugjeron t’i ndiqni këto këshilla për t’i kontrolluar simptomat e menopauzës:

– Çfarë dëshironi vërtetë? Nuk mjafton të thoni se doni t’i largoni simptomat, por të bëheni specifike. Cilën simptomë dëshironi ta largoni dhe të shikoni se si mund ta zgjidhni problemin.

-Ushqimet e djegësa janë pak problematike gjatë menopauzës, e njëkohësisht edhe ushqimet e ëmbla mund t’i zvogëlojnë nivelet e energjisë dhe të disponimit.

– Bëni ushtrime fizike.

– Largoni toksinat nga trupit duke konsumuar sasi të mëdha të ujit

– Zvogëlojeni sasinë e kafeinës. /Telegrafi/