Shpërndaje

Ëmbëlsirë e mirë për ditët e ftohta të dimrit

Përbërësit:

  • 750 g miell
  • 4 lugë sheqer
  • 5 dl qumësht
  • 1 katrorë tharm (maja) të freskët
  • 1 vezë
  • 1 e verdhë e vezës
  • 100 g sheqer
  • 100 g reçel kumbulle
  • vaj për skuqje
  1. Treteni në qumësht tharmin dhe një lugë çaji sheqer, pak miell dhe e leni të fryhet. Në ndërkohë përzieni vezën me sheqerin e mbetur, të verdhin e vezës dhe qumështin, shtoni miell dhe kripë
  2. Gatuani brumin duke shtuar gradualisht vajin, gjatë tërë kohës duke e rrahur brumin me lugë druri deri sa të paraqiten fluskat. E leni të fryhet, pastaj brumin e gatuani edhe një herë, e shtrieni në gjysmë centimetri dhe nxirrni rrathë me gotë.
  3. Në secilin rreth vendosni pak reçel (marmeladë), dhe mbulojini me një rreth tjetër duke i shtypur skajet që të ngjiten. I leni petullat të fryhen akoma dhe i skuqni në vaj të thellë. Kur petullat janë të gatshme i spërkatni me sheqer pluhur. /femra.net/