Shpërndaje

Pinterest është një pikë shumë e rëndësishme për të mësuar tendencat e modës dhe trendet që dominojnë çdo sezon. Është një vend ku shumë njerëz mësojnë dhe gjejnë stilin e tyre, gjithçka që u përshtatet, si dhe markat më në zë në botën e modës deri te fjala e fundit e pasarelave ndërkombëtare.

Muajin e fundit, para Vitit të Ri, Pinterest ka përditësuar 100 gjërat që do të jenë trend këtë vit, duke përfshirë zgjedhjet më të mira të stilit të zonjave.

Ja ku janë tendencat që propozon Pinterest, aty ku mund të gjeni çdo stil për veten.

Lëkurë me shkëlqim

Sipas Pinterest, veshjet e lëkurës me shkëlqim do të jenë fjala e fundit e modës gjatë këtij viti. Në fakt, thuhet se kjo tendencë ka nisur qysh në vjeshtën e vitit të kaluar dhe është një tendencë e mbështetur 110 për qind.

Vathë të mëdhenj, me forma të ndryshme gjeometrike

Ne kërkuam bizhuteri që i rezistonin kohës në vitin 2017, dhe, sipas Pinterest, këtë vit do të ndodhë pikërisht kështu. “Aksesorët e mëdhenj, që nisën vitin e kaluar, këtë vit do të jenë më në modë se asnjëherë “,- thotë Pinterest.

Logot e markave të mëdha

Markat si Tommy Hilfiger, Adidas dhe Levi njihen për logon në veshjet e tyre. Po, mania e markës po rishfaqet, është një rikthim në dukje me stilin e rrugës, shumë i preferuar. Pinterest raporton se interesi për “logot” ka shkuar deri në 203 për qind. Fila, një markë sportive, ndër më të çmendurat e viteve ’90, ka rikthyer fuqishëm bluzat me logon e saj të stërmadhe.

Pantallonat e gjera

Në debatin ‘pantallona skinny apo jo’, Pinterest zgjedh këtë vit pantallonat e gjera e të gjata. Dhe kjo, sepse shumica e zonjave e kanë vendosur. Interesi për “këmbën e gjerë” shkon deri në 213 për qind, raporton Pinterest.

/revistaclass.al/