Shpërndaje
Këngëtarja kosovare Rita Ora tash e dy ditë është në qendër të vëmendjes së medieve botërore.

Paraqitja e saj në tapetin e kuq të ceremonisë “Grammy Awards 2018” është vlerësuar edhe nga kritikët e modës, shkruan lajmi.net.

E kjo paraqitje e Ritës kushton sa një pasuri e tërë, e këto detaje të saj janë dhënë në artikullin që revista “Vogue” i ka kushtuar asaj.

“Ishte sa bukur, aq edhe rrezikshëm. Por, për Ritën dhe stilistin e saj Jason Rembert, ky lloj i punës në tapetin e kuq është më se i zakonshëm. Flokë me shkëlqim të punuara nga Brent Lawler, një set i thonjëve të zeza nga Gina Edwards, grimi nga Kathy Jeung dhe diamantë në vlerë 3.6 milionë dollarë nga Lorraine Schwartz e kompletuan dukjen perfekte të këngëtares e cila po ashtu përkrahu fushatat “TimesUp dhe #MeToo duke bartur një trëndafil të bardhë”, shkruan “Vogue.

Fustani i saj i punuar nga Ralph &Russo dhe gjitha detajet e tjera të përmendura e bënë atë të duket si princeshë e vërtetë. /Lajmi.net/

/lajmi.net/